Ballafaqimi Vllaznia-Kamza Basket në basketboll për femra, ndeshje kjo e zhvilluar dje në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër, ka pasur vetëm një protagonist në fushën e lojës. Ajo ishte Vllaznia, e cila që nga minuta e parë dhe deri në fund të krejt takimit ka qenë dominuese në fushën e lojës.
Vetë shifrat e periodave, 24-10 e para, 22-11 e dyta, 15-6 e treta dhe 16-10 e katërta, tregojnë qartë se basketbollistet kuqeblu nuk e kanë vënë për asnjë çast në dyshim fitoren. Madje kjo fitore e vendaseve është arritur duke pasur në fushën e lojës edhe basketbollistet e reja.
Trajnerët Rajmond Rasha dhe Afërdita Rakaj, si asnjëherë tjetër, i kanë besuar thuajse të gjithë minutat e ndeshjes 3 basketbollisteve me moshë fare të re, Kraja, Çoçja dhe Mlika, të cilat kanë luajtur mjaft mirë duke e justifikuar plotësisht besimin e dhënë. Me këtë fitore Vllaznia renditet në vendin e 4-t, duke pasur si kërcënim Studentin.
Vllaznia – Kamza Basket 77-37
(24-10, 22-11, 15-6, 16-10)
Vllaznia: Mustafa, I. Dashja, Berrania, A. Dashja, Basha / Kraja, Çoçja, Mlika. Trajner: R. Rasha
Kamza Basket: Et. Mullosmani, Nurçellari, Bakalli, Gjura, Bezati / Er. Mullosmani, Pecaj, Oruçi. Trajner: M. Kristo
Gjyqtarë: M. Kasemi (Vlorë), E. Gjoni (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 7-të
(8-10 dhjetor 2016)
Të enjten:
Vllaznia – Kamza Basket 77-37
Të premten:
Studenti – Flamurtari ora 17:00
Të shtunën:
Tirana – Elbasani ora 10:30
Skënderbeu – Goga Basket ora 13:00
Apolonia pushim
Renditja
Nr Skuadra N F H Psh-Pp Pikë
- Vllaznia 7 4 3 474-415 11
- Tirana 5 5 0 358-279 10
- Flamurtari 5 5 0 370-292 10
- Goga Basket 5 4 1 424-269 9
- Studenti 5 3 2 310-298 8
- Elbasani 5 2 3 364-346 7
- Apolonia 6 1 5 375-480 7
- Kamza Basket 7 0 7 363-628 7
- Skënderbeu 5 1 4 307-338 6