Një minutë heshtje për dy skuadrat e basketbollit të femrave, Vllaznisë vendëse dhe Goga Basket mysafire, për gjyqtarinë, si dhe publikun në sallë përpara fillimit të ndeshjes si homazh dhe nderim për Alda Kaçorrin, ish-volejbollisten e trajneren e ekipit të të rejave në volejboll të kuqebluve.
Ajo u nda nga jeta krejt pa pritur dy ditë më parë në moshën 53 vjeçare, ndërsa po zhvillonte orën e mësimit të edukimit fizik me nxënësit e saj në shkollën 9 vjeçare “Ismail Qemali” . Basketbollistët shkodrane takimi ka vijuar duke mbajtur në krah gjatë të gjithë kohës shiritin e zi, gjithnjë në respekt të së ndierës Kaçorri.
Duke iu referuar takimit në fjalë duhet thënë se në këtë përballje vendëset e drejtuara nga dyshja e trajnerëve Rasha-Rakaj nuk kanë qenë në një ditë të mirë. Në fushën e lojës nuk është parë ai ritëm dhe cilësi që Vllaznia ka shfaqur në takimet e mëparshme, ku edhe arriti të regjistrojë rezultate pozitive.
Krejt e kundërta ka ndodhur me skuadrën mike, e cila nën drejtimin e trajnerit të mirënjohur Astrit Greva, duke dominuar në të gjithë ecurinë e takimit, arriti të largohej nga Shkodra me një fitore të merituar, madje edhe me shifra të thella, 66-87, duke konsoliduar vendin e dytë në renditje.
Vllaznia – Goga Basket 66-87
(13-30, 16-12, 12-23, 25-32)
Vllaznia: I. Dashja, Mustafa, Basha, Çoçja, Berrania / A. Dashja. Trajner: R. Rasha
Goga Basket: Përmeti, Turçinoviç, Xhanaj, Popoviç, Mehmeti / Baraj, Memushi, Qypi, Dishnica. Trajner: A. Greva
Gjyqtarë: E. Koçi, A. Dulçe (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 16-të
(25-26 mars 2016)
Të premten:
Studenti – Kamza Basket 59-48
Të shtunën:
Tirana – Flamurtari 72-74
Vllaznia – Goga Basket 66-87
Skënderbeu – Elbasani 58-73
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 16 16 0 1237-989 32
- Goga Basket 16 12 4 1294-1026 28
- Tirana 16 10 6 1162-1104 26
- Vllaznia 16 9 7 1118-1067 25
- Studenti 16 6 10 915-1074 22
- Skënderbeu 16 6 10 1033-1136 22
- Kamza Basket 16 4 12 834-986 20
8. Elbasani 16 1 15 1022-1197 17