ASNN – Vllaznia ka kaluar me sukses përballjen e mbrëmshme të luajtur në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës ndaj Studentit. Një ndeshje kjo e rëndësishme përsa i përket pozicionit në renditje, pasi universitareve të drejtuara nga Fiorentina Mitku ia kishte ënda t’i merrnin Vllaznisë vendin e katërt.
Ishte kjo arsyeja që basketbollistet vendëse, të drejtuara nga Rajmond Rasha, luajtën shumë të mobilizuara. Me fitoret e dy pjesëve të para, përkatësisht 16-11 dhe 20-17, Vllaznia e mbyllën gjysmën e parë 36-28. Me fillimin e pjesës së dytë, mikeshat nga Tirana bëjnë përpjekje për të kthyer ndeshjen në favor të tyre.
Por fitimi i pjesës së 3-të, 18-19 nuk mjafton. Kjo, pasi diferenca prej 8 pikësh e basketbollisteve shkodrane bën që Vllazninë ta bëjë më të qetë në administrimin e pjesës së 4-t, që do të shënonte dhe fitoren e tyre 71-56. Tek Vllaznia ka spikatur shtatlartja Ingrid Dashja, sidomos me një lojë shumë të mirë në pjesën e katërt. Dhe në këtë mënyrë Vllaznia ka “çimentuar” vendin e katërt.
Vllaznia – Studenti 71-56
(16-11, 20-17, 18-19, 17-9)
Vllaznia: Mustafa, I. Dashja, Basha, A. Dashja, Berranija / Mlika, Juka. Trajner: R. Rasha.
Studenti: Metani, Huta, Mema, Vata, Naçollari / Matka, Halilli. Trajnere: F. Mitku
Gjyqtarë: Y. Harasani, F. Jaçe (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 9-të
(21-22 dhjetor 2016)
Të mërkurën:
Tirana – Apolonia 81-60
Skënderbeu – Elbasani 97-76
Vllaznia – Studenti 71-56
Goga Basket – Flamurtari 69-63
Kamza Basket pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 8 8 0 601-472 16
- Goga Basket 8 7 1 668-457 15
- Flamurtari 8 6 2 608-521 14
- Vllaznia 8 5 3 545-471 13
- Studenti 8 4 4 514-507 12
- Skënderbeu 8 3 5 522-548 11
- Elbasani 8 2 6 560-607 10
- Apolonia 8 1 7 485-639 9
- Kamza Basket 8 0 8 414-695 8