Gjergj Vyshka 19.01.2016 18:55
Më 20 shkurt, kombëtarja e Shqipërisë për të rritura do të ketë ndeshje të fundit jashtë fushe për Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2017, ndërsa do të jetë përballë Britanisë së Madhe.
Por që të mbërrihet aty, ndërsa skuadra fluturon më 19 shkurt, luan më 20 shkurt dhe më 21 shkurt kthehet, procedura e vizave është një torturë më vete për Federatën Shqiptare të Basketbollit.
Përtej formularëve atje ku duket se kërkohet gjithçka me imtësi, apo pagesave nëpër banka, ndërsa çdo pjesëtar i delegacionit duhet të ketë edhe kartë krediti, e gjithë kjo procedurë vijon të mbajë me orë të tëra në zyrë drejtuesit e Federatës Shqiptare të Basketbollit.
Të premten vjen edhe Alen Riçardson për kursin praktik me trajnerët e gjyqtarët. Pra një stres më vete, së bashku me të gjithë procedurën e pajisjes me viza britanike për një delegacion sportiv, që nuk ka për t’i kaluar më shumë se 48 orë qëndrim atje.