AlbanianSport.com 15.02.2015 16:10
ASNN – Vazhdon java e 12-të e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra dhe dje janë luajtur edhe dy ndeshje të tjera dhe dy skuadrat favorite, Apolonia dhe Flamurtari, nuk kanë gabuar duke marrë fitoren e radhës. Apolonia ka thyer me shifrat 75-53 Kamza Basketin e drejtuar nga i mirënjohuri Roland Avrami, duke ruajtur të paprekur kolonën e humbjeve, pasi ka korrur 10 fitore në po aq javë dhe kryeson me 20 pikë.
Po 20 pikë, por nga 11 ndeshje të luajtura, ka edhe Flamurtari, që dje ka bërë detyrën në shtëpi përballë Elbasanit, duke fituar 78-68 në një takim ku trajneri Viron Toska u ka dhënë më tepër hapësirë lojtareve të stolit. Në vendin e tretë, me 19 pikë nga 11 ndeshje renditet Tirana, e cila ka fituar të premten përballë Studentit. Bardheblutë e kanë nisur mirë ndeshjen, teksa e ka fituar pjesën e parë 14-22.
Por në të dytën, në mënyrë të veçantë falë lojës së mirë të Memës e Metanit, Studenti i Mitkut fiton 20-19 dhe ngushton në 34-41. E treta është nën dominimin e Studentit, që pasi ka fituar 22-15 ka barazuar në 56-56. Mirëpo në fund, Tirana gjen armën se si duhet të godasë. E saktë në trepikësha dhe në fund 64-80 për skuadrën e trajnerit Erdal Borova. Sot luhet ndeshja e fundit e javës së 12-të, midis Vllaznisë dhe Përmetit.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Java e 12-të
(13-15 shkurt 2015)
Të premten:
Studenti – Tirana 64-80
Të shtunën:
Flamurtari – Elbasani 78-68
Apolonia – Kamza Basket 75-53
Të dielën:
Vllaznia – Përmeti ora 11:00
Skënderbeu – pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Apolonia 10 10 0 845-574 20
- Flamurtari 11 9 2 852-652 20
- Tirana 11 8 3 863-693 19
- Studenti 11 6 5 701-698 17
- Skënderbeu 10 6 4 696-654 16
- Elbasani 11 4 7 746-851 15
- Vllaznia 10 2 8 661-747 12
- Kamza Basket 10 2 8 564-665 12
- Përmeti 10 0 10 470-910 10