Gjergj Vyshka 07.03.2015 19:35
Astrit Greva, trajneri i Apolonisë në basketboll për femra, ka bërë të ditur se skuadra e tij kishte nevojë për një lojtare qendër. “Basketbollistja që na ka ardhur nga Amerika, jo vetëm që e forcon skuadrën, por e bën atë konkurrente dhe pretendente serioze për të qenë kampione”, – ka thënë ai.
“Kemi pasur mangësi në qendër dhe nëpërmjet sponsorëve kemi bërë të mundur mbërritjen e kësaj lojtareje, – ka vijuar veterani i trajnerëve të basketbollit shqiptar. – Tashmë do të na rrisë cilësinë e lojës, kurse pretendimet tona janë për të qenë “kampion”.
“Si Flamurtari, me një trajner shumë të mirë si Viron Toska, por dhe Tirana, e cila ka marrë dy malazeze, janë pretendente serioze, – ka theksuar Greva. – Për ne është e rëndësishme të dalim në vendin e parë në grup, sepse kështu do të kemi mundësi të luajmë më shumë ndeshje në fushën tonë në “play-off”. Prandaj jemi të kënaqur me ardhjen e Lov.”