Gjergj Vyshka 05.05.2017 18:10
“Ky është trofeu im i 40-të duke llogaritur tituj “kampion”, Kupa të Shqipërisë dhe Superkupa, – ka thënë trajneri i Flamurtarit, Viron Toska, duke folur pas triumfit ndaj bardhebluve të Tiranës. – Por ky titull është disi më i veçantë për mua. Dua t’i falënderoj të gjitha vajzat për atë që dhanë në fushën e lojës.”
“Dua të falënderoj Bujar Leskajn për mbështetjen, por natyrisht dhe publikun e madh vlonjat për përkrahjen, – ka vijuar ai. – Flamurtari dëshmoi dhe një herë se mbetet ekipi më i mirë i basketbollit të femrave në Shqipëri.” Ndërkaq, pasi ka ngritur lart trofeun, ka folur edhe kapitenia e Flamurtarit, Migena Plasa.
“E kemi përfunduar kampionatin në vendin e 3-të, por kemi treguar se pavarësisht këtij pozicioni, jemi përsëri tek titulli dhe kjo e bën më të bukur si trofe, – ka thënë ajo. – Kemi bërë një merkato shumë të mirë duke ruajtur dhe boshtin e lojtareve të sezonit të kaluar, ndërsa kemi pasur një shumicë shqiptare dhe tre të huaja. Ato e rritën cilësinë tonë, ndaj dhe fituam titullin “kampion”.”