Gjergj Vyshka 14.02.2015 08:35
Tirana në basketboll për femra duket se e ka si talisman të saj pjesën e katërt. Sepse kështu ka ndodhur dhe dje përballë Studentit. E ka nisur mirë ndeshjen, teksa e ka fituar pjesën e parë 14-22.
Por në të dytën, në mënyrë të veçantë falë lojës së mirë të Memës e Metanit, Studenti i Mitkut fiton 20-19 dhe ngushton në 34-41. E treta është nën dominimin e Studentit, që pasi ka fituar 22-15 ka barazuar në 56-56.
Mirëpo në fund, Tirana gjen armën se si duhet të godasë. E saktë në trepikësha dhe në fund 64-80 për skuadrën e trajnerit Erdal Borova. Sot luhen dy takime të tjera të kësaj jave, Flamurtari-Elbasani dhe Apolonia-Kamza Basket.
Studenti – Tirana 64-80
(14-22, 20-19, 22-15, 8-24)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Java e 12-të
(13-15 shkurt 2015)
Të premten:
Studenti – Tirana 64-80
Të shtunën:
Flamurtari – Elbasani ora 11:00
Apolonia – Kamza Basket ora 16:00
Të dielën:
Vllaznia – Përmeti ora 11:00
Skënderbeu – pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 11 8 3 863-693 19
- Apolonia 9 9 0 770-521 18
- Flamurtari 10 8 2 774-584 18
- Studenti 11 6 5 701-698 17
- Skënderbeu 10 6 4 696-654 16
- Elbasani 10 4 6 678-773 14
- Vllaznia 10 2 8 661-747 12
- Kamza Basket 9 2 7 511-590 11
- Përmeti 10 0 10 470-910 10