Gjergj Vyshka 09.04.2016 17:05
Tirana e basketbollit të femrave, që drejtohet nga Erdal Borova, ka gjetur qetësinë e humbur pikërisht në sallën sportive të Bathores, atje ku ka mundur vendaset e Kamza Basketit.
Pavarësisht dy pjesëve të para në barazim, përkatësisht 14-14 dhe 11-11, që do të thotë se në pushim është shkuar në dhomat e zhveshjes me rezultatin total 25-25, Tirana ka gjetur forca për përmbysje.
23-16 për bardheblutë është pjesa e tretë, që kështu ka nisur shkëputjen në 41-48. Dhe duke fituar pjesën e katërt, 13-19, Tirana e mbyll të gjithë ndeshjen në 67-54, duke marrë një fitore të vyer.
Kamza Basket – Tirana 54-67
(14-14, 11-11, 16-23, 13-19)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Java e 18-të
(29 mars & 8-9 prill 2016)
Të martën:
Skënderbeu – Flamurtari 60-73
Të premten:
Studenti – Vllaznia 58-77
Kamza Basket – Tirana 54-67
Të shtunën:
Elbasani – Goga Basket ora 18:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 18 18 0 1392-1108 36
- Goga Basket 17 13 4 1397-1106 30
- Vllaznia 18 11 7 1278-1194 29
- Tirana 18 11 7 1309-1261 29
- Skënderbeu 18 6 12 1140-1260 24
- Studenti 18 6 12 1032-1233 24
- Kamza Basket 18 5 13 939-1100 23
- Elbasani 17 1 16 1091-1280 18