Gjergj Vyshka 04.12.2015 09:45
Një gabim teknik i dhënë nga gjyqtari Adrian Dulçe ndaj kapitenes Vata është kthyer në “mollë sherri” që është shoqëruar jo vetëm me kundërshtimet e lojtares, por dhe të stafit teknik. Gjithçka më pas zgjidhet qetësisht.
Tirana e Erdal Borovës e ka fituar ndeshjen e radhës ndaj Kamza Basket, por dhe ka rrezikuar ta humbasë atë, ndonëse në fund të pjesës së tretë kryesonte me 21 pikë diferencë, 31-52.
Borova vendos që të ulë në stolin e rezervave titullaret e tij duke lënë në fushën vetëm Gjonin. E përreth saj aktivizon lojtaret e stolit që nga Duqi, E. Aliaj, Beleshi, Huta e Konini.
Por kjo pesëshe përballë Kamza Basket me Sokolin, Vatën, Memçajn, Matkën e Ymerin e ka pasur të vështirë. Aq sa në një moment Kamza Basket është afruar shtatë pikë diferencë, 51-58.
Në lojë edhe një herë Eliverta Bujari, Hoxhaj që arrijnë të rregullojnë situatën, ndërsa Tirana shënon dhe katër pikë të tjera për të fituar ndeshjen 51-62.
Kamza Basket – Tirana 51-62
(9-18, 14-21, 8-13, 20-10)
Kamza Basket: Vata (9), Matka (16), Sokoli (14), Oruçi, Memçaj (3) / Bakalli, Ymeri (7), Merdani (2), Sinani. Trajner: E. Karaj
Tirana: E. Bujari (12), G. Bujari, Gjoni (16), Hoxhaj (14), Komti (8) / E. Aliaj (2), Beleshi (6), Duqi (2), Huta, Konini (2). Trajner: E.Borova
Gjyqtarë: A. Dulçe, O. Kasmi (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Java e 9-të
(3-5 dhjetor 2015)
Të premten:
Kamza Basket – Tirana 51-62
Të shtunën:
Flamurtari – Goga Basket ora 11:00
Vllaznia – Studenti ora 12:00
Skënderbeu – Elbasani ora 16:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 7 7 0 555-405 14
- Tirana 8 6 2 574-519 14
- Goga Basket 7 6 1 510-421 13
- Vllaznia 7 3 4 460-468 10
- Skënderbeu 7 3 4 478-501 10
- Studenti 7 3 4 411-486 10
- Kamza Basket 8 1 7 373-450 9
8. Elbasani 7 0 7 349-463 7