AlbanianSport.com 17.04.2016 16:50
ASNN – Tirana në basketboll për femra ka fituar në vizitën e Korçës e duke përfituar nga hapi fals i Vllaznisë në Vlorë, tashmë është në vendin e tretë.
Skuadra e trajnerit Erdal Borovës e ka dominuar ndeshjen që nga fillimi. Në pjesën e parë ka fituar 15-18.
Në të dytën vajzat bardheblu fitojnë 16-25 dhe në pushim kanë shkuar me epërsi 31-43 në dhomat e zhveshjes.
Skënderbeu fiton pjesën e tretë 17-13 dhe ngushton në 48-56. Ajo që vulos suksesin e bardhebluve është pjesa e katërt, të cilën e kanë fituar 14-26.
Dhe kështu, e gjithë ndeshja 62-82 për Tiranën.
Skënderbeu – Tirana 62-82
(15-18, 16-25, 17-13, 14-26)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 19-të
(15-16 prill 2016)
Të premten:
Studenti – Goga Basket 46-100
Të shtunën:
Flamurtari – Vllaznia 88-60
Kamza Basket – Elbasani 84-51
Skënderbeu – Tirana 62-82
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 19 19 0 1480-1176 38
- Goga Basket 19 15 4 1614-1211 34
- Tirana 19 12 7 1391-1323 31
- Vllaznia 19 11 8 1338-1282 30
- Kamza Basket 19 6 13 1023-1151 25
- Skënderbeu 19 6 13 1202-1342 25
- Studenti 19 6 13 1078-1333 25
- Elbasani 19 1 18 1201-1481 20