AlbanianSport.com 28.02.2016 21:15
ASNN – Tirana në basketboll për femra ka mundur Elbasanin në Pallatin e Sportit “Tomor Sinani”, me shifrat 70-61, në një ndeshje në të cilën bardheblutë janë treguar më të sakta përpara tabelës.
Fillimisht e nisin më mirë takimin vendëset dhe fitojnë në pjesën e parë 12-9. Mirëpo, më pas, Tirana luan mirë dhe fiton në të dytën 21-11, si edhe të tretën 26-21, duke krijuar një epërsi prej 12 pikësh.
Pjesa e katërt u fitua nga Elbasani 16-15, por krejt takimin e vlefshëm për javën e 12-të të javës së 12-të të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra e morën kryeqytetaset, me shifrat 71-60.
ELBASANI – TIRANA 60-71
(12-9, 11-21, 21-26, 16-15)
ELBASANI: Karaj, Rusta, Xhyra, Sylenji, Qosja/Vyshka, Gjata, Zenuni, Seleko, Ahmetaj, Shabani. Trajnere: E. Xhyra
TIRANA: Duqi, Beledhi, Huta, Hoxhaj, Gjoni / E. Bujari, G. Bujari, A. Aliaj, Konini, E. Aliaj, Jaçe, Malësia. Trajner: E. Borova
GJYQTARË: E. Tiko (Tiranë), S. Tafilica (Shkodër)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 12-të
(26-27 shkurt 2016)
Të premten:
Studenti – Skënderbeu 63-64
Të shtunën:
Flamurtari – Kamza Basket 94-59
Goga Basket – Vllaznia 110-70
Elbasani – Tirana 60-71
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 12 12 0 928-707 24
- Goga Basket 12 9 3 932-760 21
- Tirana 12 8 4 850-776 20
- Vllaznia 12 7 5 838-820 19
- Skënderbeu 12 6 6 835-842 18
- Kamza Basket 12 3 9 619-726 15
- Studenti 12 3 9 661-827 15
- Elbasani 12 0 12 667-880 12