AlbanianSport.com 19/04/2018 18:45
ASNN – Tirana në basketboll për femra është finaliste e betejës për titullin “kampion”, teksa të mërkurën në mbrëmje, në Sallën kryesore të Akademisë “Dhimitraq Goga” të Xhafzotajt në Durrës, ka mundur për herë të dytë Goga Basketin, 74-66.
Nuk ka qenë një ndeshje e lehtë për Tiranën, sepse vajzat e trajnerit Miltiadh Driza kanë bërë rezistencë. Bardheblutë kryeqytetase e kanë nisur mirë ndeshjen, ndërsa kanë fituar pjesën e parë 20-17.
Trepikëshat e Mehmetit, Mekkiroit dhe Eli Papës përmbysin situatën, ndërsa Goga Basket, e cila ka fituar pjesën e dytë 23-19, në pushim ka qenë në epërsi me një pikë diferencë, 40-39.
Por është një tjetër Tiranë në fushën e lojës në 10-minutëshin e tretë, ndërsa e fiton atë 20-11 dhe thellon në 59-51. I barabartë është ai i fundit, 15-15, dhe përfundimisht 74-66 për Tiranën.
Goga Basket – Tirana 66-74 (0-2)
(17-20, 23-19, 11-20, 15-15)