Basketboll – Femra / Tirana e mbyll 2016-ën “100%”, kreu pa humbje

Share Button

Basketball-logo-Femra

AlbanianSport.com 22.12.2016 08:45

ASNN – Femrat e Avramit kanë mundur Apoloninë në një ndeshje ku dhe kanë falur pikë me protokoll, ndërsa patën probleme dhe me tavolinën e gjyqtarisë. Meshkujt rekordin e kampionatit përballë Flamurtarit. Tirana ka fituar 81-60 ndaj Apolonisë dhe e mbyll 2016-ën me pikë të plot, 18, pas 8 fitoresh në po aq javë të deritanishme të këtij sezoni.

Ndërkaq, Goga Basket i ka shkaktuar kampiones në fuqi, Flamurtarit, humbjen e dytë radhazi, pasi e ka mundur 69-63, në takimin e zhvilluar në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, duke marrë vendin e dytë të renditjes me 15 pikë, një më tepër sesa vlonjatet, që zbresin në vendin e 3-të. Ndërkaq, në vendin e 4-t është konfirmuar Vllaznia që tanimë ka 13 pikë.

Skuadra shkodrane e ka kaluar me sukses përballjen e mbrëmshme të luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” ndaj Studentit. Një ndeshje kjo e rëndësishme përsa i përket pozicionit në renditje, pasi universitareve të drejtuara nga Fiorentina Mitku synonin t’i merrnin Vllaznisë vendin e 4-t. Ishte kjo arsyeja që basketbollistet vendëse, të drejtuara nga Rajmond Rasha, luajtën shumë të mobilizuara dhe fituan 71-56.

Ndërkaq, në takimin e fundit të javës së 9-të të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra, për herë të parë në këtë sezon, Skënderbeu shënon një fitore të thellë në shifra. Dhe ky sukses ka ardhur pikërisht dje në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” të Korçës në përballjen me Elbasanin. Skënderbeu ka fituar me 21 pikë diferencë, gjë që nuk e kishte arritur më parë në këto 8 javë të luajtura.

 

Kampionati Kombëtar

i Basketbollit – Femra

 

Kategoria e Parë

 

Java e 9-të

(21-22 dhjetor 2016)

 

Të mërkurën:

Tirana – Apolonia                            81-60

Skënderbeu – Elbasani                  97-76

Vllaznia – Studenti                          71-56

Goga Basket – Flamurtari               69-63

Kamza Basket                                  pushim

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N.        F.         H.        Psh-Pp           Pikë

  1. Tirana                         8          8          0          601-472         16
  2. Goga Basket             8          7          1          668-457         15
  3. Flamurtari                  8          6          2          608-521         14
  4. Vllaznia                     8          5          3          545-471         13
  5. Studenti                     8          4          4          514-507         12
  6. Skënderbeu              8          3          5          522-548         11
  7. Elbasani                    8          2          6          560-607         10
  8. Apolonia                    8          1          7          485-639           9
  9. Kamza Basket          8          0          8          414-695           8

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh