Gjergj Vyshka 13.02.2016 16:05
Ndërkohë, në gjysmëfinalen e dytë, Tirana ka bërë një nga ndeshjet e saj më të mira që nga koha kur është ndërprerë kampionati më 26 dhjetor 2015. Eliverta Bujari dhe Rezarta Hoxhaj me trepikëshat e vet, shto dhe lojën e mirë të Gera Bujarit, Aliajt dhe Gjoni e shkëpusin Tiranën në epërsi 10-0.
Madje duhet thënë që Tirana ka bërë lojën e Skënderbeut, teksa ka shënuar me trepikësha, ndërsa në krahun tjetër as Gjika e as Llazar, të mbuluara fort nga bardheblutë, nuk janë aq “vrastare” në goditjet e tyre. Tirana është gjithnjë fituese në tre pjesët e para, të cilat i ka fituar 18-9, 22-16, 25-19 dhe në total 65-44.
Ka kohë edhe për të rejat, ndërsa korçaret mundohen të shkurtojnë. Por jo deri në atë nivel sa për të përmbysur, sepse Tirana ka qenë fituese 79-65 dhe sot pritet të jetë një finale më e ethshme, sepse gjysmëfinalet dhanë dhe idenë sikur humbëset kishin ardhur pa dëshirë në këtë faza të Kupës së Shqipërisë.
Ndaj dhe Flamurtari e Tirana janë në finale…
Tirana – Skënderbeu 79-65
(18-9, 22-16, 25-19, 14-21)
Tirana: E. Bujari (17), G. Bujari (8), Hoxhaj (23), Gjoni (7), A. Aliaj (18) / Komti, Duqi, Jaçe (2), Konini (2), Huta, Nelaj (2), E. Aliaj. Trajner: E. Borova
Skënderbeu: Haris (13), Llazar (16), E. Papa (13), S. Papa, Gjika (13) / Toska (7), E. Daja (3). Trajner: E. Papa
Gjyqtarë: G. Cici, E. Allaraj (Tiranë)
Kupa e Shqipërisë
Basketboll – Femra
Kalendari i fazës finale:
(Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, Tiranë)
Gjysmëfinalet
12 shkurt 2016:
Flamurtari – Kamza Basket 57-53
(11-17, 17-11, 21-9, 8-16)
Tirana – Skënderbeu 79-65
(18-9, 22-16, 25-19, 14-21)
Finalja
13 shkurt 2016:
Flamurtari – Tirana ora 17:00