Gjergj Vyshka 03.03.2017 15:25
Tirana në basketboll për femra ka marrë fitoren e 12-të radhazi këtë sezon, ndërsa dje pasdite, në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet, ka mundur Skënderbeun me shifrat 81-59.
Të besuarat e trajnerit Roland Avrami kanë shpërthyer që në pjesën e parë, teksa kanë fituar 22-11. Përtej barazimit në pjesën e dytë të korçareve 17-17, në pushim është Tirana në epërsi 39-28.
Dhe për të vulosur fitoren e vajzave bardheblu ka shërbyer fitorja e pjesës së tretë, 24-7 dhe në total 63-35. E fundit është 18-24 për Skënderbeun, por në përfundim 81-59 për Tiranën.
Tirana – Skënderbeu 81-59
(22-11, 17-17, 24-7, 18-24)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 14-të
(3-4 mars 2017)
Të premten:
Tirana – Skënderbeu 81-59
Goga Basket – Studenti 95-59
Kamza Basket – Flamurtari 90-143
Të shtunën:
Vllaznia – Apolonia ora 12:00
Elbasani pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 13 11 2 1115-852 24
- Tirana 12 12 0 870-735 24
- Goga Basket 12 11 1 1104-650 23
- Vllaznia 12 6 6 807-783 18
- Studenti 12 6 6 792-785 18
- Elbasani 12 4 8 859-879 16
- Skënderbeu 12 4 8 756-877 16
- Apolonia 12 1 11 732-1034 13
- Kamza Basket 13 0 13 662-1196 13