Gjergj Vyshka 17.12.2016 11:35
Studenti në basketboll për femra ka treguar forcën e saj në përballjen e pasdites së djeshme në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, ndaj Apolonisë.
Fitorja e skuadrës së drejtuar nga trajnerja Fiorentina Mitku ka ardhur që në pjesën e parë, të cilën skuadra vendëse e ka fituar me shifrat 35-8.
Përtej përpjekjeve të Apolonisë për të ngushtuar rezultatin, ndërsa fieraket kanë fituar pjesën e dytë 13-19, në pushim Studenti ka kryesuar bindshëm, 48-27.
Dhe duke fituar pjesën e tretë 18-15 dhe të fundit 12-8, Studenti i Mitkut e ka mbyllur ndeshjen me një fitore prej 25 pikësh epërsi, 78-50.
Studenti – Apolonia 78-50
(35-8, 13-19, 18-15, 12-8)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 8-të
(16-17 dhjetor 2016)
Të premten:
Kamza Basket – Skënderbeu 51-67
Studenti – Apolonia 78-50
Të shtunën:
Flamurtari – Tirana ora 11:00
Elbasani – Goga Basket ora 14:00
Vllaznia pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 6 6 0 430-325 12
- Flamurtari 6 6 0 458-362 12
- Goga Basket 6 5 1 507-320 11
- Vllaznia 7 4 3 474-415 11
- Studenti 7 4 3 458-436 11
- Skënderbeu 7 2 5 425-472 9
- Elbasani 6 2 4 410-418 8
- Apolonia 7 1 6 425-558 8
- Kamza Basket 8 0 8 414-695 8