Gjergj Vyshka 04.02.2017 09:15
Studenti në basketboll për femra ka pranuar të ndërrojë fushën dhe të luajë në Sallën Sportive të Bathores ndaj Kamza Basket. Është se për shkak të borxheve që Klubi Shumësportësh “Studenti” ka ndaj Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet nuk mund të lejohej të luante aty.
Madje është hedhur në gjyq së bashku me disa klube të tjera që kanë detyrime të pashlyera. Por, në lajmërimet e veprimtarive zyrtare të drejtorisë së Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, Studenti-Kamza Basket, sipas kalendarit, ishte planifikuar të bëhej në ora 17:00-19:00 në sallën kryesore.
Mirëpo Studenti ka pranuar variantin e Bathores dhe pasi ka dominuar në dy pjesët e para, të cilat i ka fituar 18-2 dhe 25-8, në total 43-10 në dy të tjerat ka lëshuar disi, por pa e cënuar fitoren e vet. Kamza Basket ka fituar pjesën e tretë 19-10 dhe ka ngushtuar në 29-53.
Ka fituar edhe të katërtën 21-17 dhe në total 50-70 për Studentin, që duhet të kishte luajtur në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Por me dëshirë shkon në Bathore…
Studenti – Kamza Basket 70-50
(18-2, 25-8, 10-19, 17-21)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 10-të
(3-4 shkurt 2017)
Të premten:
Studenti – Kamza Basket 70-50
Të shtunën:
Tirana – Vllaznia ora 10:30
Flamurtari – Elbasani ora 11:00
Apolonia – Goga Basket ora 16:00
Skënderbeu pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 8 8 0 601-472 16
- Goga Basket 8 7 1 668-457 15
- Flamurtari 8 6 2 608-521 14
- Studenti 9 5 4 584-557 14
- Vllaznia 8 5 3 545-471 13
- Skënderbeu 8 3 5 522-548 11
- Elbasani 8 2 6 560-607 10
- Apolonia 8 1 7 485-639 9
- Kamza Basket 9 0 9 464-765 9