Gjergj Vyshka 22.11.2014 07:40
Studenti është i pandalshëm në shtëpi. Pasi ka fituar ndaj Përmetit dhe Elbasanit, të besuarat e Fiorentina Mitkut kanë mundur dje Kamza Basket. Metani dhe Mema, por dhe Lalaj e të gjitha të tjerat më pas nuk e kanë pasur problem për t’iu kundërvënë skuadrën së Roland Avramit.
Një ekip që vetëm me Sokolin dhe Vatën duket se nuk ka gjë në vijë. Me një mbrojtje të fortë të kundërshtari, Kamza Basket e ka të vështirë të gjejë hapësira veprimi dhe për rrjedhojë dje, jo një herë, por disa herë e ka humbur sulmin në 24 sekonda. Deri në periodën e tretë Kamza Basket, por më pas ka rënë në lojën e saj.
Studenti, edhe kur Metani ka dalë me pesë gabime personale, e udhëhequr nga Mema ia ka dalë të jetë fituese, ndërsa vërshëllima e fundit e gjyqtarëve Trajer e Bejko ka fiksuar shifrat 66-55. Përsëri debate të humbësve me gjyqtarët, ndërsa Avrami ka pretenduar gjatë se nuk mund të binte kambana e mbarimit të 24 sekondave kur topi i kthyer nga koshi është marrë përsëri nga lojtaret e tij.
Megjithatë Kamza Basket, për shumë e shumë arsye, ka shumë për të bërë për të qenë një skuadër rivalizuese në kampionat, ndërsa Studenti, të paktën në shtëpi, mban ritmin e fitoreve.
Studenti – Kamza Basket 66-55
(19-13, 19-18, 16-11, 12-13)
Studenti: Lalaj (10), Mema (21), Metani (10), Naçollari (12), Shima (6) / Halili (5), Toçe (2). Trajnere: F. Mitku
Kamza Basket: Ymeri, Sokoli (17), Hoxha (4), Vata (23), Uka (2) / Matka (6), Sinani, Kuçi (3). Trajner: R. Avrami
Gjyqtarë: H. Trajer (Shkodër), A. Bejko (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Java e 6-të
(21-23 nëntor 2014)
Të premten:
Studenti – Kamza Basket 66-55
Të shtunën:
Vllaznia – Flamurtari
Tirana – Apolonia
Elbasani pushim
Të dielën:
Përmeti – Skënderbeu (ora 12:00)
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 5 5 0 377-279 10
- Studenti 6 3 3 391-389 9
- Apolonia 4 4 0 365-239 8
- Tirana 4 3 1 323-250 7
- Skënderbeu 4 3 1 281-253 7
- Elbasani 5 2 3 356-397 7
- Vllaznia 5 1 4 342-385 6
- Kamza Basket 5 0 5 282-371 5
- Përmeti 4 0 4 199-361 4