Gjergj Vyshka 11.03.2017 15:05
30 pikë nga lojtarja që në verë ka ardhur nga Kamza Basket nga 82 pikë që ka bërë në total skuadra e drejtuar nga Fiorentina Mitku, thuajse gjysma. Elbasani mbështetur fort tek Qosja, ishte shënuesja më e mirë e skuadrës së Xhyrës me 20 pikë, apo dhe tek Sylenji, Zenuni, Ahmetaj dhe Shabani, shkon pikë më pikë me Studentin në pjesën e parë.
Për t’u evidentuar është fakti se Studenti e gjen me vështirësi koshin, ndërsa justifikimi është se nuk bën në “Asllan Rusi” stërvitje, por në një tjetër fushë. E megjithatë, paksa me vështirësi, Studenti e ka fituar pjesën e parë 16-12. Shpërthen në të dytën, që e ka fituar 23-10 dhe në pushim ka kryesuar 39-22. Është 23-18 pjesa e 3-të për vendëset, që thellojnë në 62-40.
Dhe e fundit 20-13 dhe në total 82-53 për Studentin, me një Vatë që mori përsipër gjithçka. Kështu, 20 pikë ka grumbulluar në 13 ndeshje të luajtura deri më tani Studenti, kjo pas 7 fitoresh, e fundit dje ndaj Elbasanit, 82-53, dhe 6 humbjesh, e fundit ndaj Goga Basket 59-95. Kësisoj, shanset për në “play-off” ekzistojnë për skuadrën e trajneres Mitku.
Studenti – Elbasani 82-53
(16-12, 23-10, 23-18, 20-13)
Studenti: Metani (9), Huta (4), Mema (15), Vata (30), Naçollari (6) / Shima (2), Halili (2), Duqi (2), Konini (6), Aliaj (6). Trajnere: F. Mitku
Elbasani: Zenuni (3), Qosja (20), Sylenji (7), Ahmetaj (11), Shabani (12) / Selko. Trajnere: E. Xhyra
Gjyqtarë: O. Kasmi, E. Allaraj (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 15-të
(10-11 mars 2017)
Të premten:
Studenti – Elbasani 82-53
Të shtunën:
Skënderbeu – Vllaznia ora 13:00
Apolonia – Kamza Basket ora 16:00
Tirana – Goga Basket ora 17:00
Flamurtari pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 13 11 2 1115-852 24
- Tirana 12 12 0 870-735 24
- Goga Basket 12 11 1 1104-650 23
- Vllaznia 13 7 6 884-839 20
- Studenti 13 7 6 874-838 20
- Elbasani 13 4 9 912-961 17
- Skënderbeu 12 4 8 756-877 16
- Apolonia 13 1 12 788-1111 14
- Kamza Basket 13 0 13 662-1196 13