Gjergj Vyshka 10.11.2016 14:55
Studenti është e vetmja skuadër gjysmëfinaliste e Kupës së Shqipërisë në Basketboll për Femra, e cila është kualifikuar duke luajtur.
Edhe pse ndeshja me Kamza Basket ka qenë e planifikuar për t’u zhvilluar në ora 19:00 në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, ajo me pëlqimin e të dy palëve është zhvilluar në Sallën Sportive të Bathores.
Vajzat e trajneres Mitku kanë fituar pjesën e parë 17-11. Janë munduar kamzalijet që të kundërvihen, por e dyta është barazim 18-18 dhe në total, 35-27 për Studentin.
Kjo e fundit e ka fituar dhe pjesën e tretë, me shifrat 18-16 dhe e ka thelluar kryesimin e saj, 53-43.
Mandej Kamza Basket ka fituar pjesën e fundit 9-10, por fitorja e Studentit nuk është cënuar, që ka qenë në shifrat 62-53.
Studenti – Kamza Basket 62-53
(17-11, 18-18, 18-16, 9-10)
Kupa e Shqipërisë 2016
Basketboll – Femra
Rezultatet teknike të çerekfinaleve:
Të martën:
Flamurtari – Elbasani 20-0 (në tavolinë)
Goga Basket – Vllaznia 20-0 (në tavolinë)
Tirana – Skënderbeu 20-0 (në tavolinë)
Të mërkurën:
Studenti – Kamza Basket 62-53
Salla Sportive e Bathores