Basketboll – Femra / Sonte, Britania, Kalaja: Të “kavërdisemi” me dhjamin tonë!

Share Button

basketboll-femra-shqiperi-mali-i-zi-tipp-off

Gjergj Vyshka 23.11.2016 09:50

Shqipëria e basketbollit të femrave, sonte, në ora 18:00, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet do të luajë ndeshjen e fundit të Eliminatoreve të Kampionatit Evropian. Do të jetë përballë Britanisë së Madhe, e cila të shtunën e kaluar është mundur nga Italia në fushën e kësaj të fundit, 52-71. Për rrjedhojë tashmë është jashtë objektivave të veta për të qenë në fazën finale të Kampionatit Evropian, që në verën e ardhshme zhvillohen nga data 16, deri më 27 qershor në Republikën Çeke.

Por përtej kësaj, kombëtarja e basketbollit të femrave i ka humbur dhe dy lojtare të tjera. “Kam qenë i detyruar të ndeshem dhe me dëmtime të tjera, – thotë trajneri Kalaja. – Të dielën është gdhirë me gurë në veshka dhe me dhimbje të forta Mehmeti, kurse të hënën paradite ka pësuar një dëmtim në kavilje Përmeti. Të dyja së bashku janë të pamundura për të luajtur dhe si të tillë duhet të kavërdisemi me “dhjamin” tonë duke shpresuar se do të bëjmë më mirë se sa me Malin e Zi”.

Në fakt në këtë periudhë për shkak dëmtimesh në kombëtaren e femrave kanë munguar Zykaj, Aliaj, Llazar. Jo vetëm kaq, por tashmë e larguar nga basketbolli shqiptar dhe Sokoli. Pse jo dhe motrat Papa, që tashmë janë pjesë e Goga Basket, apo Hoxhaj e Palko. Dhe, me të gjithë këto mungesa. duke krijuar kombëtaren më të mirë të momentit, Kalaja thotë se është i kënaqur. “Sepse kemi shënuar mbi 40% të pikëve që nuk ishin realizuar në ndeshjet e kaluara”, – thotë trajneri veteran.

“Vërtet kemi pësuar mbi 100 pikë, por ama skuadra e ka një koncept për lojën, – ka këmbëngulur Kalaja. – E nëse shfaqemi dhe kështu me Britaninë e Madhe, pse jo të mos tentojmë dhe të fitojmë. Britania e Madhe sigurisht që është kundërshtar i vështirë. Pavarsisht se është mundur të shtunën me Italinë. Sidoqoftë, unë jam i kënaqur me atë që vajzat kanë dhënë, pavarësisht fjalëve që thuhen lart e poshtë. Shpresojmë të bëjmë më të mirën.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh