AlbanianSport.com 10.12.2015 21:50
ASNN – Skënderbeu në basketboll për femra ka arritur të kalojë në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, teksa ka mundur dje me lehtësi Elbasanin në Pallatin e Sportit “Tamara Nikolla” të Korçës. Një ndeshje që duhet thënë se është komanduar nga fillimi në fund nga vajzat e trajnerit Emil Papa, në një lojë që ka zgjatur vetëm 60 minuta.
Që në pjesën e parë të ndeshjes, ka nisur shkëputja e vendaseve që, me anë të Llazarit, e cila është e saktë në gjuajtjet e saj, i mbyllin 10 minutat e para në favor të tyre 16-7. Në pjesën e dytë, miket nuk mundin të ngushtojnë dot diferencën, pasi edhe motrat Papa e Gjika janë të sakta dhe, përpara pushimit, rezultati shënon 39-19.
Kjo ka bërë që më pas trajneri Emil Papa të heqë nga loja Llazarin dhe të aktivizojë edhe vajzat e reja të stolit. Por, përsëri edhe në pjesën e tretë kryesojnë vendaset, teksa pas 30 minutash, tabela elektronike shënon 54-28. Në pjesën e fundit, korçaret lëshojnë totalisht.
Dhe, për pasojë, është Elbasani, që shënon vetëm disa pikë sa për statistikë. Fiton pjesën e katërt 8-20 dhe në fund 62-48 për Skënderbeun. Pas kësaj fitoreje Skënderbeu kalon në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, duke qenë kështu mes katër më të mirave të koshit për femra.
Skënderbeu – Elbasani 62-48
(16-7, 23-12, 15-9, 8-20)
Skënderbeu: Haris (5), Llazar (20), El. Papa (7), S. Papa (4), Gjika (7) / Pëllumbi (5), Toska (4), Doja (8), Shallo (2), Hysenllari, Aliu, Jahollari. Trajner: Em. Papa
Elbasani: Karaj (2), Sulenji (11), Qosja (4), Ahmetaj (13), Shabani (9) / Zenuni (9), A. Xhyra, Gjata, Rusta, Selko. Trajnere: E. Xhyra
Gjyqtarë: Y. Harasani, J. Muho (Tiranë)
Kupa e Shqipërisë
Basketboll – Femra
Çerekfinalet:
Të martën:
Studenti – Kamza Basket 55-69
Të mërkurën:
Skënderbeu – Elbasani 68-42
Flamurtari – Goga Basket 68-57
Tirana – Vllaznia 81-67