Basketboll – Femra / Skënderbeu, fitore sakrificash, Studenti, pa “bazament”

Share Button

Basketboll-Femra-Skenderbeu-ekip-2015

Gjergj Vyshka 27.02.2016 13:25

Dje pasdite, në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, Skënderbeu në basketboll për femra ka pasur një fitore sakrificash. Sepse ka fituar në sekondat e fundit vetëm me një pikë diferencë përballë Studentit, që të paktën deri në mesin e pjesës së tretë ishte në një epërsi prej 12 pikësh. Kryesonte 43-31 e më pas dhe 45-35. E duket se këtu skuadra e Mitkut është fikur. Trepikëshat e korçareve, si arma e tyre më e fortë, bëjnë punën e tyre. Sa për statistikë janë 9 të tillë të shënuara prej Gjikë, Eli dhe Sofie Papës dhe E. Dajës.

Madje kur për shkak të 3 trepikëshave radhazi Skënderbeu është shkëputur që në fillim 4-11 të krijohet përshtypja që do të jetë një fitore e lehtë për ta. Mirëpo kur korçaret së bashku me trajnerin Papën janë marrë me tavolinën nëse kanë shënuar 15 pikë apo jo, kjo në rezultatin 8-13, ndërsa kanë kërkuar që një gjuajtje e Haris për dy pikë ka ngecur mbi kosh, atëherë loja e tyre është prishur. Dhe pse kanë fituar pjesën e parë 13-17, Studenti ia arrin ta përmbysë. Sepse Metani, Lalaj, Çomollari dhe Naçollari, shënueset më të mira të Studentit, janë treguar të saktë në gjuajtjet e tyre.

23-12 për Studentin perioda e dytë dhe në pushim 36-29 për vendëset. Por kjo situatë nuk vazhdon gjatë, sepse gabohet në gjuajtje poshtë koshit, apo humbet topi që në mesfushë, aq sa korçaret kanë përfituar duke u afruar në 45-43 dhe më kanë kaluar në avantazh. Luhet pikë më pikë dhe në fund të pjesës së tretë rezultati është i barabartë 51-51, kurse korçaret kanë fituar pjesën e tretë 15-22. Dhe në të katërtën luhet pikë më pikë. Dhe në 8 sekonda nga fundi i lojës, kur Skënderbeu kryesonte 63-64, Studenti që ka pasur topin në zotërim nuk ka arritur të bëjë diferencën me Lalajn.

Ajo i ka pasur të gjitha mundësitë t’i japi fitoren skuadrës, por nuk ka mundur. Gëzim tek Skënderbeu, që ka fituar një ndeshje të vështirë me Studentin, kur pjesën e katërt e ka mbyllur 12-13, por mërzitje dhe deri në bërtitje të trajneres Mitku ndaj Lalajt. Sepse Studenti, edhe pse ka krijuar një pesëshe të mirë me Metanin, Lalajn, Çomollarin dhe Naçollarin, shto dhe Shimën, sërisht është një skuadër pa bazament. Mungesa e Dorina Memës është e dukshme.

Sipas burimeve të sigurta, ajo do të operohet në gju të martën e ardhshme për shkak të dëmtimit që ka pësuar në ndeshjen ndaj Goga Basket në nëntorin e kaluar. Ka shpërndarje të pikëve të shënuara, por ende nuk ka një lojtare që ta marrë përdore skuadrën. Ndaj dhe për këtë arsye, ndërsa deri diku është bërë një ndeshje e mirë, Mitku nuk ka kursyer vërejtjet për të tijat për një humbje që edhe mund të ishte shmangur. Skënderbeu ka fituar sepse ka pasur një lojtare si Gjika vendimtare në momentet e duhura, por dhe pjesën tjetër të skuadrës të aftë për të përfituar në çdo moment.

Dhe në këtë situatë, në një fitore sakrificash, edhe mungesa e Llazarit dje nuk ka qenë e dukshme në skuadrën e Emil Papës. Përfundimisht, Skënderbeu e ka ndezur dhe një herë shpresën për të qenë në play-off për titull kampion.

 

Studenti – Skënderbeu       63-64

(13-17, 23-12, 15-22, 12-13)

Studenti: Metani (16), Lalaj (14), Çomollari (12), Shima, Naçollari (16) / Halili (5). Trajnere: F. Mitku

Skënderbeu: Haris (18), E. Daja (12), Gjika (19), E. Papa (10), S. Papa (5) / Toska. Trajner: E. Papa

Gjyqtarë: G. Hoxha (Tiranë), H. Trajer (Shkodër)

 

Kampionati Kombëtar

Basketboll – Femra

 

Java e 12-të

(26-27 shkurt 2016)

 

Të premten:

Studenti – Skënderbeu                  63-64

 

Të shtunën:

Flamurtari – Kamza Basket            ora 11:00

Goga Basket – Vllaznia                  ora 12:00

Elbasani – Tirana                            ora 16:00

 

Renditja

Nr.       Skuadra                     N.        F.         H.        Psh-Pp           Pikë

  1. Flamurtari 11        11        0        834-648         22
  2. Goga Basket 11        8        3        822-690         19
  3. Tirana             11        7        4        788-716         18
  4. Vllaznia 11        7        4        768-710         18
  5. Skënderbeu 12        6        6        835-842         18
  6. Studenti 12        3        9        661-827         15
  7. Kamza Basket 11        3        8        560-632         14
  8. Elbasani 11        0        11        607-809         11

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

Luhen 4 takimet e para, fitojnë të gjitha udhëtueset, 3 prej tyre me 3 shifra

Luhen 4 takimet e para, fitojnë të gjitha udhëtueset, 3 prej tyre me 3 shifra

AlbanianSport.com 14/03/2024 15:25 ASNN – Basketboll meshkuj, Tirana, Teuta dhe Kamza shkëlqejnë

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

Basketboll – Femra / Skuadra e Kosovës “bëjnë ligjin”, vetëm Tirana lufton

AlbanianSport.com 13/03/2024 22:05 ASNN – Liga Unike, Tirana fiton derbin me Partizanin dhe prek

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh