Basketboll – Femra / Shqipëria e Nën-18-vjeçareve, 3 humbje për reflektim

Share Button

AlbanianSport.com 08/07/2019 22:15

ASNN – Skuadra e trajneres Mirza Alibegaj shënon vetëm 3 pikë në një 10-minutësh, por shkaqet, të shumta dhe përtej parketit. 3 ndeshje, 3 humbje, por edhe një paraqitje që, për fatin të keq, kanë ardhur duke dëshmuar një lojë gjithnjë e më të dobët. Natyrisht, diferencat midis koshit shqiptar dhe atij rajonal, për të mos shkuar më pas më përtej, atij kontinental, janë të dukshme dhe pjesëmarrja e Kombëtares kuqezi të vajzave të grupmoshës deri në 18-vjeç, në Divizionin B të Kampionatit Evropian të Basketbollit thjesht i kanë nxjerrë ato në pah.

Shqipëria po përballet në grupin D, me Holandën, Suedinë, Luksemburgun, Ukrainën dhe Britaninë e Madhe. Ndeshjet e këtij grupi po zhvillohen në kryeqytetin e Maqedonisë Veriore, Shkup, dhe skuadra kuqezi, e drejtuar nga trajnerja Mirza Alibegaj dhe ndihmësja Anila Çobaj, ka pësuar të dielën humbjen e 3-të në po aq ndeshje që ka zhvilluar deri më tani në kuadër të këtij grupi. Dhe pasi është mundur 46-100 përballë Suedisë në takimin e parë, 74-49 përballë Luksemburgut në atë të dytin, vajzat kuqezi kanë kapitulluar me shifrat 36-89 përballë Holandës në ndeshjen e 3-të.

Në atë që ishte padyshim paraqitja më e dobët e Shqipërisë në ndeshjet e këtij grupi. Përveç numrit më të vogël të pikëve të shënuara, kjo ishte një ndeshje për t’u harruar për skuadrën e Alibegajt, edhe për paraqitjen që bëri në përgjithësi dhe mjafton të përmendim që, në 10 minuta lojë të pjesës së dytë, ka arritur të shënojnë vetëm një kosh, atë 3-pikësh pas një këmbënguljeje të gjatë të Klea Verrit.

Shqipëria e ka bërë pushim ditën e hënë, për efekt kalendari, ndërsa do të rikthehet në parket të martën për sfidën me Britaninë e Madhe dhe për ta mbyllur të mërkurën fazën e grupit me sfidën me Ukrainën. Por, përtej rezultateve, ajo që shumica e specialistëve kanë përsëritur është se, vendimtare për zhvillimin e basketbollit në Shqipëri, ku parametrat fizikë të të rinjve që luajnë janë përmirësuar ndjeshëm, është padyshim përmirësimi i infrastrukturës sportive, që, për momentin, lë shumë për të dëshiruar.

 

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh