AlbanianSport.com 19.11.2016 23:45
ASNN – Shqipëria e ka humbur edhe ndeshjen e 5-të në kuadër të Eliminatoreve të Evropianit 2017 të Basketbollit për Femra, duke u mundur 56-114 përballë përfaqësueses së Malit të Zi. Kjo ndeshje, që u luajt në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, u soll për sportdashësit drejtpërdrejt dhe ekskluzivisht në TVSH 2 dhe RTSH Sport.
Ndërkohë që Shqipëria e basketbollit të meshkujve i luajti në shtator ndeshjet e saj në kuadër të Eliminatoreve të Evropianit 2017, ajo e femrave e ka luajtur të shtunën në mbrëmje takimin e parafundit të saj në kuadër të këtyre Eliminatore. Dhe Kombëtarja kuqezi e koshit të femrave e kanë humbur edhe ndeshjen e 5-të në grup, duke u mundur 56-114 përballë përfaqësueses së Malit të Zi.
Në fakt, përfaqësuesja e fqinjeve veriperëndimore erdhi si favorite në këtë takim, duke qenë edhe çerekfinaliste e Evropianit të shkuar. Ndërkohë, vajzat kuqezi, të drejtuara tanimë nga trajneri veteran, Xhelal Kalaja, janë përpjekur, por kjo përpjekje nuk ka mjaftuar, pasi malazezet e fitojnë pjesën e parë me shifrat 30-12. Diçka më ndryshe ishte pjesa e dytë, e fituar nga fqinjet 27-14.
Dhe në pushim janë ato kryesojnë bindshëm, 57-26. Edhe dy pjesët e tjera të lojës kanë patur të njëjtën tablo, pasi Mali i Zi i fiton ato përkatësisht 38-17 dhe 19-13 dhe gjithë ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 114-56. Shënuesja më e mirë e ndeshjes ishte Igena Qypi, me 24 pikë.