Gjergj Vyshka 13.02.2016 07:05
Në një gjysmëfinale pa shumë nivel, si kampionët në fuqi, ashtu dhe bardheblutë e Erdal Borovës i kanë kaluar pa shumë lodhje kundërshtarët, që ishin Kamza Basket dhe Skënderbeu. Përsëritet historia në Kupën e Shqipërisë në basketboll për femra, ndërsa pas gati tre vjet e gjysëm, për herë të fundit më 2012-ën në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, finalja do të diskutohet mes Tiranës dhe Flamurtari.
Në fakt një çift i pritshëm, të paktën edhe sipas skemës që është përdorur në gjysmëfinale, ndërsa çiftet janë ndarë sipas renditjes në kampionat. Dhe ajo që është parë në parketin e “Asllan Rusi”, teksa kanë gjysmëfinale pa shumë cilësi duke demonstruar dhe nivelin e basketbollit shqiptar të vajzave, ka qenë një paraqitje as mesatare.
Krejtësisht e pakënaqshme për paraqitjen e skuadrave humbëse, e pakëndëshme për shikuesit e pakët, të cilët edhe për shkak të të ftohtit nuk kanë preferuar të vijnë në “Asllan Rusi”, e mbi të gjitha ndeshje që kanë përfunduar pa të lënë ndonjë shije apo imazh të mirë. Pritet që finalja të jetë krejtësisht ndryshe, sepse janë dy skuadra që në historinë e basketbollit shqiptar, të paktën në vitet 80-të, kanë dhënë tonin.
Më 2012-ën ka qenë Tirana që ka fituar 67-61 ndaj Flamurtarit. Po sot?
Kupa e Shqipërisë
Basketboll – Femra
Kalendari i fazës finale:
(Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, Tiranë)
Gjysmëfinalet
12 shkurt 2016:
Flamurtari – Kamza Basket 57-53
(11-17, 17-11, 21-9, 8-16)
Tirana – Skënderbeu 79-65
(18-9, 22-16, 25-19, 14-21)
Finalja
13 shkurt 2016
Skënderbeu – Tirana ora 17:00