AlbanianSport.com 26.11.2016 10:25
ASNN – Ka goditur Flamurtari në basketboll për femra, ndërsa janë afruar dy lojtare të huaja. Bëhet fjalë për Mariana Çorton nga Serbia dhe Dara Marjanoviç nga Mali i Zi.
Ato i janë bashkuar Flamurtari në prag të finaleve të Kupës së Shqipërisë, që do të zhvillohen më 28 dhe 29 nëntor në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit.
Për Çorton bëhet fjalë për një rikthim në kampin vlonjat, ndërsa malazezja Marjanoviç është për herë të parë pjesë e Flamurtarit.
E me këto dy përforcime, të paktën dhe sipas trajnerit Viron Toska, Flamurtari kërkon të konfirmohet si fituese e Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra.