Gjergj Vyshka 04.04.2016 17:05
Superiori është trefish kryesues tek moshat e basketbollit. E nis këtë me paratërinjtë, të cilët në grupin C numërojnë për këtë sezon në tetë ndeshje, tetë fitore, ndërsa e fundit ka qenë në Pogradec, 95-71. Por në tërësinë e vet, skuadra e paratërinjve e Superiorit ka 34 ndeshje të luajtura të fituara, që do të thotë gati dy vjet e gjysmë pa u mundur. Jo vetëm kaq, por kryesuese janë edhe paratërejat, që kanë fituar ndaj Vllaznisë, 46-40.
Dhe “qershiza mbi tortë” mbetet skuadra e të rinjve, që edhe fazën e dytë e ka nisur me fitore, kur ka mundur Teutën në Durrës, 81-66. Sakaq Sonia Basket kërkon t’i ngjajë Superiorit, por që është vetëm kryesuese tek paratërinjtë, tek grupi A. Madje për Andrea Trojën, trajnerin e Sonia Basket, një ndeshje basketbolli vlen më shumë se sa një shoqëri kafeje.
“Djemtë e Sonia Basket dhe Real Basket bënë ndeshjen e tyre të dytë për paratërinj, -ka thënë Troja. – Një garë, një emocion e për më tepër një shoqëri sportive për t’u admiruar. Bravo çuna. Lipset të mendojmë e të punojmë më shumë për kohën dhe për lojën tuaj të basketbollit.” Shënuesit e Sonia Basket ishin Ndreca (23), Kondi (19), Begqo (14), Njebza, Deda (6), Murçaj (2).
Sakaq kryesuese tek të rejat është vendosur Vlora Basket, që e ka fituar vetëm me një pikë diferencë ndaj Flamurtarit. Për t’u evidentuar janë tek paratërinjtë fitoret e Goga Basket, Vllaznisë, Invadersin, Tiranës, Horizonti Basketit për paratëreja, Vllaznisë për të rinj djem dhe Virtus Tiranës për të rinj. Përgjithësisht një kampionat i qetë, ndërsa vazhdon ende të mos luhet në grupin B të paratërinjve.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Paratërinjtë
Grupi A
Java e 10-të
(3 prill 2016)
Goga Basket 1 – Superior Basket 86-31
Vllaznia – QMB Tirana 58-52
Real Basket – Sonia Basket 58-70
Marsi Basket pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Sonia Basket 9 8 1 608-386 17
- Goga Basket 1 8 7 1 626-269 15
- Marsi Basket 8 7 1 456-348 15
- Vllaznia 9 4 5 341-452 13
- Real Basket 9 2 7 435-591 11
- QMB Tirana 9 1 8 401-620 10
- Superior Basket 8 1 7 339-550 9
Grupi C
Java e 8-të
(3 prill 2016)
Teuta – Invaders 43-72
Pogradeci – Superior Klima 71-95
Horizont Basket – Tirana 44-49
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Superior Klima 8 8 0 735-331 16
- Pogradeci 8 6 2 533-501 14
- Tirana 8 5 3 435-462 13
- Invaders 8 4 4 434-402 12
- Teuta 8 1 7 409-600 9
- Horizonti Basket 8 0 8 325-585 8
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Paratëreja
Java e 8-të
(3 prill 2016)
Goga Basket – Horizonti Basket 21-51
Superior Klima – Vllaznia 46-40
Studenti pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Superior Klima 7 6 1 480-257 13
- Vllaznia 6 4 2 294-204 10
- Horizonti Basket 6 4 2 289-266 10
- Studenti 6 1 5 234-299 8
- Goga Basket 7 0 7 151-344 7
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Të rinjtë
Faza e dytë
Java e parë
(3 prill 2016)
Tirana – Vllaznia 56-49
Teuta – Superior Klima 66-81
Real Basket – Virtus Tirana 43-69
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Superiori 5 5 0 435-299 10
- Virtus Tirana 5 4 1 312-259 9
- Tirana 5 4 1 328-288 9
- Vllaznia 5 2 3 328-306 7
- Teuta 5 0 5 285-360 5
- Real Basket 5 0 5 254-430 5
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Të Reja
Java e 11-të
(3 prill 2016)
The Roses – Vllaznia 54-42
Flamurtari – Vlora Basket 44-45
Superior Klima – Elbasani 58-42
Tirana pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Vlora Basket 9 8 1 472-443 17
- Vllaznia 9 7 2 660-402 16
- The Roses 9 6 3 596-449 15
- Flamurtari 9 5 4 456-436 14
- Tirana 8 4 4 461-481 12
- Superior Klima 10 2 8 476-664 12
- Elbasani 10 0 10 487-730 10