Gjergj Vyshka 21.11.2014 07:05
Federata Shqiptare e Basketbollit ka lajmëruar se sot në mesditë në mjediset e saj do të hidhet shorti i turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë për të rritur e të rritura.
Grupit të 6 skuadrave të Kategorisë Superiore për meshkuj, pra Vllaznisë, Tiranës, Partizanit, Kamza Basket, Apolonisë dhe Flamurtarit i janë bashkuar Elbasani dhe Studenti, këto të fundit pas turit para-eliminator i cili është zhvilluar më 7 dhe 8 nëntor.
Ndërkohë që për femra do të jenë në vazo Flamurtari, Apolonia, Tirana, Kamza Basket, Skënderbeu, Studenti, Elbasani dhe Vllaznia.
Shorti do të jetë i lirë dhe ndeshjet e këtij raundi do të luhen më 2-3 dhjetor 2014, kurse gjysmëfinalet dhe finalet më 18-20 dhjetor 2014 në një fushë ende të pacaktuar.