Basketboll – Femra / Me humbjen me Britaninë e Madhe mbyllen Eliminatoret

Share Button

basketboll-femra-shqiperi-britani-e-madhe-triel

Gjergj Vyshka 24.11.2016 09:35

Njësh me humbje, Shqipëria e femrave s’ka “derman”. Kombëtarja e basketbollit të vajzave ka dështuar dhe në ndeshjen e fundit të Eliminatoreve të Evropianit, teksa dje në mbrëmje është mundur me 42 pikë diferencë nga Britania e Madhe. Shqipëria e basketbollit të femrave është bërë njësh me humbjen, ndërsa ka pësuar dhe disfatën e gjashtë në kualifikueset e Kampionatit Evropian “Republika Çeke 2017”.

Dje është mundur nga Britania e Madhe me 42 pikë diferencë, në një ndeshje disi të mirë për nivelin e basketbollit të femrave në vendin tonë. Aq më tepër që kombëtarja dje ka qenë me mungesa. Sepse, ashtu sikurse është bërë e ditur dhe një ditë më përpara, përveç Zykajt, Llazar, Aliajt, Hoxhajt, Sokolit, Palkos, kombëtarja ka qenë e privuar dhe nga Mehmeti e Përmeti, të dyja të pamundura për shkak problemesh fizike.

E megjithatë dhe kështu, Shqipëria e basketbollit të femrave ka shënuar 55 pikë duke dhënë sinjale se në të ardhmen do të jetë shumë më mirë. Igena Qypi është vendimtare me 3-pikëshat e saj, teksa ka realizuar 4 të tilla. Po kështu dhe Xhanaj, Eliverta dhe Gera Bujari. Por duke pasur defekte në gjëra elementare, atëherë britaniket e kanë pasur më të lehtë për të fituar.

Sidomos në dy pjesët e dyta kanë pasur një “snajper” si Shantellë Hendi, e cila me 3-pikëshat, 7 të realizuar në 8 gjuajtje, ka qenë vendimtare për britaniket. 16-25 pjesa e parë, 11-22 e dyta dhe në pushim mikeshat kanë kryesuar 27-47. Nis me një 3-pikësh të Qypit e treta, ndërsa dhe Papa bën mirë pjesën e saj. Por nuk të lë Hendi. 15-21 pjesa e tretë dhe në total 42-68.

Vendimtare për britaniket ka qenë pjesa e fundit, të cilën e fituan 13-29 dhe në përfundim 55-97. Përfundimisht, në 6 ndeshje, 6 humbje, ndërsa, me një grup të hekurt përballë Italisë, Malit të Zi dhe Britanisë së Madhe, misioni i Shqipërisë ka qenë i pamundur. Ndoshta gjërat mund të jenë më ndryshe në Eliminatoret e ardhshme, por niveli i kampionatit vendës nuk të lë të shpresosh shumë…

 

Shqipëri – Britani e Madhe             55-97

(16-25, 11-22, 15-21, 13-29)

Shqipëria: Lalaj, G. Bujari (7), Xhanaj (12), Qypi (12), Myrto (4) / Gjoni, E. Bujari (13), Berranija, Dashja, Papa (7). Trajner: Xh. Kalaja

Britania e Madhe: Kollins (3), Uonderuoll (12), Hendi (28), Klark (16), Stjuart (9) / Xhons (5), Alen (2), Fagbenle (5), Tomson (4), Uilkinson (9), Simpson (4). Trajner: H. Bukata Fernandez

Gjyqtare: O. Jalman (Turqi), J. Smiljaniç (Serbi), M. Kavara (Bosnjë-Hercegovinë)

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

Nën-16-vjeçaret / “UEFA Development”, Shqipëria e mbyll me 3 humbje

AlbanianSport.com 15/03/2024 20:20 ASNN – Shqipëria e Nën-16-vjeçare në futboll për femra ka luajtur

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh