Gjergj Vyshka 20.10.2014 13:30
Me ndeshjen e luajtur dje në sallën sportive të Bathores mes Studentit vendës dhe Skënderbeut në basketboll për femra është mbyllur java e parë e kampionatit. Një ndeshje pa shumë histori, e dominuar nga fillimi deri në fund nga mikeshat korçare. E. Papa dhe Llazari, apo dhe më pas Gjika, jo vetëm sepse janë pikëshënueset më të mira të Skënderbeut, por kanë qenë të sakta në gjuajtjet për 3 pikë.
Të cilat kanë bërë dhe diferencën në fushën e lojës. Në një lojë prej 40 minutash, Skënderbeu ka numëruar 8 trepikësha rezultatit, që kanë qenë 5 për E. Papën, 2 për Llazarin dhe 1 për Gjikën. Në krahun tjetër Halili, Metani dhe Mema kanë qenë shumë pak për t’iu kundërvënë Skënderbeut. Sigurisht që Metani dhe Mema kanë qenë të saktë në 3-pikësha, teksa Studenti ka pasur 5 të tillë.
Që në pjesën e parë, që Skënderbeu e ka fituar 13-23 është dukur dominimi i Skënderbeut. Edhe pjesa e dytë është fituar nga mikeshat 12-19 dhe në pushim korçaret kanë qenë në epërsi bindëse, 25-42. Epërsi kjo që ka ardhur duke u thelluar në dy pjesët e tjera, aq sa në përfundim Skënderbeu ka fituar me një diferencë prej 27 pikësh, 77-50.
Studenti – Skënderbeu 50-77
(13-23, 12-19, 15-20, 10-15)
Studenti: Halili (10), Lalaj (9), Metani (12), Shima, Mema (13) / Dragoni (2), Leka (2), Naçollari (2), Vani. Trajnere: F. Mitku
Skënderbeu: Haris (2), E. Papa (23), S. Papa (4), Gjika (17), Llazari (20) / Toska (4), E. Doja (1), A. Doja (6), Jahollari, Leska. Trajner: E. Papa
Gjyqtarë: G. Shaqiri, G. Hoxha (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Java e parë
(18-19 tetor 2014)
Të shtunën:
Vllaznia – Apolonia 59-85
Përmeti – Flamurtari 38-82
Tirana – Elbasani 104-65
Dje:
Studenti – Skënderbeu 50-77
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
1 .Flamurtari 1 1 0 82-38 2
- Tirana 1 1 0 104-65 2
- Skënderbeu 1 1 0 77-50 2
- Apolonia 1 1 0 85-59 2
- Vllaznia 1 0 1 59-85 1
- Studenti 1 0 1 50-77 1
- Elbasani 1 0 1 65-104 1
- Përmeti 1 0 1 38-82 1
9. Kamza Basket 0 0 0 0-0 0