AlbanianSport.com 15.12.2014 09:20
ASNN – Është luajtur dje takimi i fundit javës së 10-të të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra dhe Elbasani ka triumfuar 81-57 në Përmet përballë skuadrës vendase, duke lënë vendin e parafundit në renditje dhe duke u ngjitur në vendin e 6-të, me 11 pikë.
Dy takime të tjera të javës së 10-të të janë luajtur të shtunën dhe Flamurtari ka bërë një formalitet 3-shifror në Korçë, duke fituar me rezultatin 100-70 ndaj Skënderbeut vendas dhe duke ruajtur hapin me Apoloninë kryesuese. Ajo që padyshim bie në sy ishte fitorja 67-53, që Kamza Basket e vendit të parafundit ka korrur në fushën e vet ndaj Tiranës së vendit të 3-të.
Apolonia e Astrit Grevës dhe Vladimir Xhekës duket se është kryesuese e denjë e basketbollit për femra, teksa të premten ka fituar thellësisht me 35 pikë diferencë në kryeqytet ndaj Studentit. Fieraket e kanë dominuar lojën, ndërsa i kanë fituar të katër pjesët, duke fiksuar në fund rezultatin përfundimtar 41-76.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Java e 10-të
(12-14 dhjetor 2014)
Të premten:
Studenti – Apolonia 41-76
Të shtunën:
Skënderbeu – Flamurtari 70-100
Kamza Basket – Tirana 67-53
Të dielën:
Përmeti – Elbasani 57-81
Vllaznia Pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Apolonia 8 8 0 650-457 16
- Flamurtari 8 7 1 596-474 15
- Tirana 8 5 3 626-494 13
- Skënderbeu 8 5 3 567-521 13
- Studenti 8 4 4 496-527 12
- Elbasani 8 3 5 551-630 11
- Vllaznia 8 2 6 532-555 10
- Kamza Basket 8 2 6 459-534 10
- Përmeti 8 0 8 392-723 8