Gjergj Vyshka 11.02.2016 08:45
Punimet në “Ramazan Njala” e sjellin Kupën e Shqipërisë në basketbollpër femra në “Asllan Rusi”. “Kupa e Shqipërisë në basketboll për femra, më 12 dhe 13 shkurt, do të zhvillohet në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”. Kështu ka lajmëruar për të gjithë mediat shqiptare Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, sepse ditën e djeshme janë lajmëruar nga klubit shumësportësh “Teuta” për punime në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”.
Pikërisht nëpërmjet një “e-mail”-i zyrtar, shefi i klubit shumësportësh Teuta, Kreshnik Leka, ka njoftuar Federatën Shqiptare të Basketbollit për punimet e pjesshme në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala”. “Ju informojmë se finalet e Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra, të parashikuara për t’u zhvilluar në Durrës më 12 dhe 13 shkurt, nuk mund të zhvillohen për faktin se Pallati i Sportit “Ramazan Njala” po i nënshtrohet një rikonstruksioni të pjesshëm”, – shkruhet në të.
Për rrjedhojë Federata Shqiptare e Basketbollit, pa ndryshuar datat dhe oraret, ka vendosur që kjo kupë të luhet në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi”, ndërsa kështu ky trofe rikthehet pas katër vjetësh në kryeqytet. Asokohe pat fituar Tirana, 67-61 në finalen përballë Flamurtarit. Kurse sivjet duhet parë, ndërsa tashmë kthehet stafeta nga ana e kryeqytetasve, sepse janë dhe Kamza Basket, edhe Tirana, sikurse dhe Flamurtari e Skënderbeu.
Ndërkohë ky ndryshim nuk duket se ka të bëjë me kombëtaren e basketbollit të femrave, e cila më 24 shkurt 2016 do të presë Italinë në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit, kur më parë, më 20 shkurt 2016, do të jetë në vizitën e Britanisë së Madhe.
Kupa e Shqipërisë
Basketboll – Femra
Kalendari i fazëns finale:
(Pallati i Sportit “Asllan Rusi”, Tiranë)
Gjysmëfinalet
12 shkurt 2016:
Flamurtari – Kamza Basket ora 16:00
Tirana – Skënderbeu ora 18:00
13 shkurt 2016:
Finalja ora 17:00