Gjergj Vyshka 14.02.2016 11:35
Tashmë është konfirmuar përfundimisht se ndeshja e Kombëtares së basketbollit të femrave më 24 shkurt ndaj Italisë, e vlefshme për Eliminatoret e Kampionatit Evropian 2017, do të luhet në “Asllan Rusi” në ora 18:00.
Edhe pse Federata Shqiptare e Basketbollit ka kërkuar ta dërgojë sa në Shkodër, aq edhe në Durrës, përsëri ka qenë e pamundur për shkak të largësive, apo dhe ambienteve të papërshtatshme.
E për rrjedhojë do të luhet në “Asllan Rusi”, që vijon të jetë i mbaruar si impiant, ndërsa kombëtarja e femrave do ta nisë grumbullimin dhe përgatitjen e saj për ndeshjet ndaj Britanisë së Madhe dhe Italisë menjëherë pas Kupës së Shqipërisë.