Gjergj Vyshka 20.10.2015 13:25
Sfida e parë e Erdal Borovës si trajneri i ri i kombëtares së basketbollit të femrave, është ajo më 21 nëntor 2015 në fushë të huaj me Italinë, kurse më 25 nëntor duhet të përballemi me Malin e Zi, por ende nuk ka asgjë të qartë se ku do të luhet kjo ndeshje për shkak të mungesës së një Pallati Sporti siç kërkon FIBA.
Kohë më parë, “Sport Ekspres” ka botuar dhe një kërkesë të bërë nga Federata Shqiptare e Basketbollit ndaj homologëve malazezë për ndërrimin e kalendarit. Që do të thotë se më 25 nëntor kjo ndeshje e parë të luhej në fushën e Malit të Zi. Por deri më tani nuk ka asgjë të qartë.