Gjergj Vyshka 07.03.2015 21:35
Edhe për kapitenen e Apolonisë, Enisa Semanjaku, pritshmëritë janë të atilla që Apolonia të jetë “kampione” e Shqipërisë në fund të sezonit.
“Ne jemi angazhuar si skuadër për të qenë kampione të vendit, – ka deklaruar ajo gjatë konferencës së djeshme për shtyp. – Jemi duke bërë një kampionat të mirë dhe cilësor.”
“Tirana ka marrë dy malazeze, por pritshmëritë tona janë të atilla që duhet të jemi “kampion”, – ka vijuar basketbollistja fierake.
“Kemi dy ndeshje të rëndësishme, të dielën në Durrës me Tiranën dhe më 21 mars në Vlorë ndaj Flamurtarit. Shpresojmë që të bëjmë më të mirën tonë”, – ka përfunduar Kapitenia fierake, Semanjaku.