Gjergj Vyshka 05.03.2016 07:35
Kamza Basket në basketboll për femra ka sfiduar dje Skënderbeun në sallën sportive të Bathores, teksa ka fituar me 17 pikë diferencë, në takimin e parë të javës së 13-të të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Femra.
Ndeshja ka nisur mirë për vendëset, të cilat në pjesën e parë kanë fituar me dhjetë pikë diferencë, 21-11. Pavarësisht fitores së korçareve në pjesën e dytë, 11-19, Kamza Basket në pushim ka qenë prapëseprapë në epërsi, 32-30.
Ajo që ka vënë vulën e fitores për kamzalijet ka qenë fitorja e pjesës së tretë, 16-0, ndërsa epërsia ka shkuar në 48-30 dhe në fund 63-46 dhe një fitore shpresëdhënëse për Kamza Basket.
Kamza Basket – Skënderbeu 63-46
(21-11, 11-19, 16-0, 15-16)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Java e 13-të
(4-5 mars 2016)
Të premten:
Kamza Basket – Skënderbeu 63-46
Të shtunën:
Tirana – Goga Basket ora 12:00
Vllaznia – Flamurtari ora 13:00
Elbasani – Studenti ora 16:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 12 12 0 928-707 24
- Goga Basket 12 9 3 932-760 21
- Tirana 12 8 4 850-776 20
- Vllaznia 12 7 5 838-820 19
- Skënderbeu 13 6 6 881-905 19
- Kamza Basket 13 4 9 682-772 17
- Studenti 12 3 9 661-827 15
- Elbasani 12 0 12 667-880 12