AlbanianSport.com 30.10.2016 13:45
ASNN – Fitore e lehtë e Flamurtarit në basketboll për femra përballë Apolonisë. Nëse deri dy vjet më përpara të dy skuadrat luftonin për titull, këtë sezon, teksa për Flamurtarin nuk ka ndryshuar objektivi, për Apoloninë është e rëndësishme pjesëmarrja.
Flamurtari e ka siguruar suksesin që në pjesën e parë, të cilën e ka fituar me rezultatin e thellë, 20-8. Më pas, ka fituar dhe të dytën 17-14 dhe, në pushim, ka shkuar me epërsinë 37-22.
I njëjti ritëm për vendësit është dhe në pjesën e tretë, të fituar 24-10 dhe në total 61-32. Apolonia ka fituar pjesën e fundit 18-22, por suksesi i vlonjateve nuk është cenuar, teksa ka qenë në shifrat 81-57.
Flamurtari-Apolonia 81-57
(20-8, 17-14, 24-10, 18-22)
Flamurtari: Myrto, Zykaj, Bleta, Rrapaj, Kostallari / Hasanaj, Lloi, Plasa, Hysaj, Palko. Trajner: V. Toska
Apolonia: Iliazi, Begaj, Brakaj, Kica, Demiraj / Veliaj, Lolaj, Hyska, Kasaj. Trajnere: H. Çuko
Gjyqtarë: S. Tafilica, B. Tafilica (Shkodër)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 3-të
(28-29 tetor 2016)
Të premten:
Kamza Basket – Goga Basket 57-104
Të shtunën:
Flamurtari – Apolonia 81-57
Skënderbeu – Studenti 48-59
Elbasani – Vllaznia 73-78
Tirana pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Goga Basket 3 3 0 285-169 6
- Flamurtari 3 3 0 219-164 6
- Tirana 2 2 0 159-104 4
- Studenti 2 2 0 137-97 4
- Elbasani 3 1 2 215-214 4
- Vllaznia 3 1 2 196-205 4
- Apolonia 3 0 3 176-278 3
- Kamza Basket 3 0 3 152-282 3
- Skënderbeu 2 0 2 102-128 2