AlbanianSport.com 16.04.2015 22:05
ASNN – Apolonia është mundur dje në Pallatin e Sportit “Ramazan Njala” të Durrësit në ndeshjen e parë e finales së “play off”-it të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit, pasi fieraket, kryesuese bindëse deri në fund të sezonit të rregullt, janë mposhtur kampionia në fuqi, Flamurtari, mori një fitore të merituar me shifrat 73-66.
Duke folur pas ndeshjes për mediat, trajneri i fierakeve, Astrit Greva, theksoi se Flamurtari e meritoi fitoren dhe pohoi se objektivi titull “kampion bëhet më i vështirë pas humbjes së ndeshjes së parë. “Për mendimin tim, ishte një ndeshje e bukur nga të dyja ekipet”, – ka thënë trajneri veteran.
“Në total, Flamurtari e meritoi fitoren sepse e administroi më mirë se ne çdo minutë, – ka vijuar kreu i stolit të fierakeve të koshit. Nga ana tjetër, edhe disa gabime të gjyqtarëve në fundin e lojës ishin të dukshme, gjithsesi ne duhet të shohim para dhe të përgatisim më mirë sfidën e radhës.”