AlbanianSport.com 04.02.2017 22:55
ASNN – Goga Basket e ka pasur si një shëtitje ndeshjen në Vlorë me Apoloninë. Një takim i fituar thellësisht nga skuadra durrsake, që i përgjigjet kështu Flamurtarit rival.
Goga Basket e ka dominuar ndeshjen, madje e ka thelluar rezultatin minutë pas minute për ta mbyllur më pas të gjithë takimin me një diferencë prej 70 pikësh.
Për Apoloninë e Hermiona Çukos rëndësi ka fakti që duhej të mbajë gjallë basketbollin e femrave, sepse ka një skuadër me shumë lojtare të reja në moshë.
Ndërsa Goga Basket e Henri Mojës ka treguar qartë se kërkon vetëm titullin “kampion” këtë sezon.
Apolonia – Goga Basket 37-107
(11-24, 14-28, 6-24, 6-31)
Apolonia: Demiraj, Çuko, Kasaj, Velias, Kica / Tahiraj, Dedaj, B. Velaj, Brataj, Hyskaj. Trajner: H. Çuko
Goga Basket: S. Omerbashiç, L. Omerbashiç, Baraj, Mehmeti, Memushi / Aliçiç, Papa, Mekroi, Shyti. Trajner: H. Moja
Gjyqtarë: G. Hoxha, A. Bejko (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 10-të
(3-4 shkurt 2017)
Të premten:
Studenti – Kamza Basket 70-50
Të shtunën:
Tirana – Vllaznia 73-53
Flamurtari – Elbasani 86-68
Apolonia – Goga Basket 37-107
Skënderbeu pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 9 9 0 674-525 18
- Goga Basket 9 8 1 775-494 17
- Flamurtari 9 7 2 694-589 16
- Vllaznia 9 5 4 598-544 14
- Studenti 9 5 4 584-557 14
- Skënderbeu 8 3 5 522-548 11
- Elbasani 9 2 7 628-693 11
- Apolonia 9 1 8 522-746 10
- Kamza Basket 9 0 9 464-765 9