AlbanianSport.com 11.12.2016 19:05
ASNN – Goga Basket ka arritur një fitore të lehtë në “Tamara Nikolla” të Korçës, ndërsa e ka mposhtur Skënderbeun me 32 pikë diferencë. Një fitore relativisht e lehtë për vajzat e Goga Basket, ndërkohë që Skënderbeu ka rivalizuar disi vetëm në pjesën e parë dhe më pas është dorëzuar pa kushte.
Goga Basket luan pa dy korçare, si Lalaj dhe Papa, dhe kjo tregon se Skënderbeu vuan largimet e shumta. Në pjesën e parë të takimit, loja ka qenë thuajse e barabartë me një diferencë të lehtë të mikeshave, që e mbyllin këtë 10-minutësh me shifrat 13-16. Më pas, frenat e lojës i merr Goga, që thellon diferencën dhe mbyll gjysmën e parë 28-40.
Kaq ka mjaftuar që dy pjesët e tjera të lojës të jenë thjesht një formalitet, teksa mikeshat vetëm sa thellojnë diferencën, madje e çojnë pas 30 minutash në 38-55. Pjesën e fundit, korçaret dorëzohen krejtësisht dhe e humbasin atë me shifrat 13-28 dhe krejt takimin me rezultatin 51-83.
Skënderbeu – Goga Basket 51-83
(13-16, 15-24, 10-15, 13-28)
Skënderbeu: Pëllumbi, Haris, Toska, Llazar, Gjika / Jahollari, Shallo, Hysenllari, Myzeqari, Aliu, Loci Trajnere: N. Gjika
Goga Basket: Baraj, Lalaj, Harden, Mehmeti, Omerbashiç / Duqi, Hoxha, Memushi, Papa, Gjoshi, Qypi, Xhanaj. Trajner: H. Moja
Gjyqtarë: E. Allaraj, V. Prapa (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 7-të
(8-10 dhjetor 2016)
Të enjten:
Vllaznia – Kamza Basket 77-37
Të premten:
Studenti – Flamurtari 70-88
Të shtunën:
Tirana – Elbasani 72-46
Skënderbeu – Goga Basket 51-83
Apolonia pushim
Renditja
Nr Skuadra N F H Psh-Pp Pikë
- Tirana 6 6 0 430-325 12
- Flamurtari 6 6 0 458-362 12
- Goga Basket 6 5 1 507-320 11
- Vllaznia 7 4 3 474-415 11
- Studenti 6 3 3 380-386 9
- Elbasani 6 2 4 410-418 8
- Skënderbeu 6 1 5 358-421 7
- Apolonia 6 1 5 375-480 7
- Kamza Basket 7 0 7 363-628 7