AlbanianSport.com 19.12.2015 19:25
ASNN – Tek fitorja e munguar prej një jave është kthyer edhe Goga Basket, e cila dje pasdite ka qenë e suksesshme përballë Kamza Basket në ndeshjen e luajtur në Sallën Sportive të Bathores.
Skuadra e drejtuar nga Astrit Greva dhe Vladimir Xheka e ka vënë veton në këtë takim që në pjesën e parë, të cilën e ka fituar me 11 pikë diferencë, 14-25. Edhe pse Kamza Basket ka kthyer në të dytën, 15-10, sërish Goga Basket ka qenë në epërsi në pushim, 29-35.
Epërsi kjo që ka ardhur duke u thelluar në dy pjesët e tjera, të cilat janë fituar nga Goga Basket, përkatësisht 12-17 dhe 9-18 dhe në total 50-70 për skuadrën private nga Durrësi, që është e palëvizshme nga vendi i dytë në renditje.
Kamza Basket – Goga Basket 50-70
(14-25, 15-10, 12-17, 9-18)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 11-të
(18-19 dhjetor 2015)
Të premten:
Tirana – Studenti 74-52
Kamza Basket – Goga Basket 50-70
Të shtunën:
Vllaznia – Elbasani ora 12:00
Skënderbeu – Flamurtari ora 17:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 9 9 0 687-519 18
- Goga Basket 10 7 3 725-632 17
- Tirana 10 7 3 720-645 17
- Vllaznia 9 5 4 606-580 14
- Skënderbeu 9 5 4 657-636 14
- Studenti 10 3 7 555-697 13
- Kamza Basket 10 2 8 494-589 12
- Elbasani 9 0 9 472-617 9