Gjergj Vyshka 12.11.2016 11:35
Goga Basket, skuadra që tashmë drejtohet nga trajneri i ri Henri Moja dhe ndihmësi i tij Fatmir Qehajaj, dje ka treguar në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, se ka diferenca të mëdha me Studentin e Fiorentina Mitkut. Kjo jo thjesht për fitoren me 42 pikë diferencë, apo për prezencën e të huajave në fushë si boshnjakja Omerbashiç dhe amerikania Harder, por për cilësinë e lojës së shfaqur.
Sepse krahas lojtareve të përvojës së Lalaj, Mehmeti e Qypi, me shumë sukses janë aktivizuar dhe Baraj e Memushi, E. Papa e Hoxha, apo dhe Duqi e Gjoshi. Në fakt Studenti, edhe pse ka në gjirin e saj Metanin, Memën e Vatën, dje nuk ka qenë në ditën e saj më të mirë. 15-27 është pjesa e parë për durrsaket. Diçka më e ekuilibruar pjesa e dytë, të cilën, sidoqoftë, Goga Basket e ka fituar 10-15.
Por në pushim mikeshat nga Durrësi janë në epërsi 25-42. Epërsi që ka ardhur duke u thelluar, ndërsa e treta ka përfunduar 7-18 dhe e katërt 9-23 dhe në përfundim 41-83 për Goga Basketin, që ka merituar suksesin, ndërsa në jo pak raste është kundërshtuar gjykimi i Kasmit dhe Tafilicës. Por që në fund gjithçka ka përfunduar paq.
Studenti – Goga Basket 41-83
(15-27, 10-15, 7-18, 9-23)
Studenti: Metani, Mema, Halili, Vata, Naçolli / Matka, Shima, Huta. Trajnere: F. Mitku
Goga Basket: Omerbashiç, Harden, Lalaj, Mehmeti, Qypi / Baraj, Memushi, E. Papa, Hoxha, Duqi, Gjoshi. Trajner: H. Moja
Gjyqtarë: O. Kasmi (Tiranë), S. Tafilica (Shkodër)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Java e 5-të
(11-12 nëntor 2016)
Të premten:
Apolonia – Vllaznia 51-80
Studenti – Goga Basket 41-83
Të shtunën:
Flamurtari – Kamza Basket ora 11:00
Skënderbeu – Tirana ora 13:00
Elbasani pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Goga Basket 4 4 0 368-210 8
- Flamurtari 4 4 0 277-218 8
- Vllaznia 5 2 3 330-314 7
- Tirana 3 3 0 216-157 6
- Elbasani 4 2 2 303-267 6
- Studenti 4 2 2 231-237 6
- Apolonia 5 0 5 287-433 5
- Skënderbeu 3 1 2 177-188 4
- Kamza Basket 4 0 4 205-370 4