Gjergj Vyshka 18.05.2016 09:05
Durrësi është kthyer tashmë në kryeqytetin e basketbollit shqiptar. Sepse pas Teutës për meshkuj, tanimë edhe Goga Basket për femra, më shumë se e pritshme, është finaliste për titull “kampion”. E ka zgjatur disi gjysmëfinalen edhe për shkak të asaj humbje me një pikë diferencë në “Fahrie Hoti” të premten.
Por dje në “Ramazan Njala” të Durrësit ka qenë një tjetër melodi për vajzat e Astrit Grevës. Pavarësisht se Tirana ka fituar pjesën e parë 21-25, forca e Goga Basket ka kthyer gjithçka. 30-15 është pjesa e dytë dhe, në total, 51-40, epërsi që ka ardhur duke u thelluar në fund të pjesës së tretë.
Sërish fiton Goga Basket, 26-23, dhe tashmë kryeson 77-63. Tirana është munduar të ngushtojë sa më shumë, teksa ka fituar periodën e katërt 17-18. Por në fund 94-81 dhe Goga Basket, për herë të parë në historinë e saj, është në finalen e madhe të titullit kampion përballë Flamurtarit.
Goga Basket – Tirana, 94-81
(21-25, 30-15, 26-23, 17-18)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kalendari i “play-off”-it
për titull “kampion”
Kategoria e Parë
Gjysmëfinalet:
10 maj 2016:
Flamurtari – Vllaznia 76-63 (1-0)
(11-22, 24-14, 17-12, 24-15)
Pallati i Sportit “Flamurtari”, Vlorë
Goga Basket – Tirana 82-70 (1-0)
Pallati i Sportit “Ramazan Njala”, Durrës
13 maj 2016:
Vllaznia – Flamurtari 70-75 (0-2)
(15-19, 20-23, 11-21, 24-12)
Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër
Tirana – Goga Basket 76-75 (1-1)
(21-20, 15-20, 21-21, 19-14)
Salla Sportive “Fahrie Hoti”, Tiranë
17 maj 2016
(nëse do të ishte e nevojshme)
Goga Basket – Tirana 94-81 (2-1)
(21-25, 30-15, 26-23, 17-18)
Pallati i Sportit “Ramazan Njala”, Durrës