AlbanianSport.com 23.10.2016 22:05
ASNN – Flamurtari nuk e ka diskutuar aspak fitoren përballë Skënderbeut, edhe pse në momente të caktuara të ndeshjes ka luajtur mjaft qetë duke i lënë hapësira kundërshtarit.
Vlonjatet e nisin mjaft mirë ndeshjen duke vënë diktatin e vet dhe krijuar diferencën në 10 pikë. Në pjesën e dytë, ndeshja luhet e qetë dhe thuajse e barabartë, ndërsa Flamurtari i ka lënë disi terren Skënderbeut.
Mbyllet pjesa e parë në shifrat 37-27, pavarësisht se 10 minutat e dyta kanë qenë të barabarta, 16-16. Me rifillimin e takimit është sërish Flamurtari që luan më mirë se kundërshtari dhe natyrisht duke treguar cilësitë e veta në lojë përballë një skuadre modeste.
Duke parë epërsinë e krijuar, në 10 minutat e fundit Flamurtari luan për të administruar avantazhin e krijuar. Skënderbeu kërkon të bëjë diçka, por gjithsesi në fund 69-54 për vlonjatet, që përsëri kërkojnë titullin “kampion”.
Flamurtari – Skënderbeu 69-54
(21-11, 16-16, 19-14, 13-13)
Flamurtari: Bleta, Hasanaj, Hysaj, Kostallari, Lloi / Myrto, Palko, Plasa, Rrapaj. Trajner: V. Toska
Skënderbeu: Doja, Gjika, Harris, Hysenllari, Jahollari / Loci, Llazari, Myzeqari, Pëllumbi, Shallo, Toska. Trajnere: N. Gjika
Gjyqtarë: O. Kasmi (Tiranë), E. Hoxhaj (Vlorë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e dytë
(22 tetor 2016)
Tirana – Kamza Basket 100-46
Flamurtari – Skënderbeu 69-54
Apolonia – Elbasani 67-89
Vllaznia – Goga Basket 60-73
Studenti pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Goga Basket 2 2 0 181-112 4
- Tirana 2 2 0 159-104 4
- Flamurtari 2 2 0 138-107 4
- Elbasani 2 1 1 142-136 3
- Studenti 1 1 0 78-49 2
- Vllaznia 2 0 2 118-132 2
- Apolonia 2 0 2 119-197 2
- Kamza Basket 2 0 2 95-178 2
- Skënderbeu 1 0 1 54-69 1