AlbanianSport.com 27.02.2016 18:55
ASNN – Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli, është takuar sot paradite me ekipin e basketbollit të femrave të Flamurtarit, të cilat u shpallën së fundmi fituese të Kupës së Shqipërisë për këtë vit. Ai u ka shprehur mirënjohjen vajzave për atë që i sjellin qytetit bregdetar.
Flamurtari ka fituar para dy javësh Kupën e Shqipërisë në basketboll për femra dhe, në një ceremoni simbolike të zhvilluar dje Pallatin e Sportit në Vlorë, në prag të ndeshjes së kampionatit me Kamza Basket, ky trofe i është dorëzuar Kryetarit të Bashkisë, Dritan Leli.
Ai u ka shprehur mirënjohjen vajzave për atë që i sjellin qytetit të Vlorës. Për kapitenen Migena Plasa, ky trofe i takon kryetarit të Bashkisë për mbështetjen që u jep, duke qenë edhe trofeu i parë me të si kryebashkiak. Flamurtari e ka fituar për të 17-herë trofeun e Kupës së Shqipërisë në basketboll për femra.