AlbanianSport.com 25/02/2018 08:45
ASNN – Elbasani në basketboll për femra ka mundur thellë skuadrën e Kamza Basketit me shifrat 75-32. Nuk ka pasur asnjë histori kjo sfidë, sepse vendaset e mbyllën gjithçka që në pjesën e parë.
Kështu ajo u mbyll 26-5, ndërsa shifrat u thelluan akoma më tej pas fitores 17-7 në të dytën dhe në pushim skuadra e trajneres vendase, Elvira Xhyrës, ka kryesuar bindshëm 43-12.
Elbasani nuk lëshon dhe fiton gjithashtu edhe pjesën e tretë, kësaj here 19-8 dhe thellon në 62-20. Por Elbasani fiton dhe të fundit 13-12 dhe në total 75-32 dhe skuadra e Xhyrës korri fitoren e 7-të në po kaq javë kampionat.
ELBASANI – KAMZA BASKET 75-32
(26-5, 17-7, 19- 8, 13-12)
ELBASANI: Rusta, Zenuni, Skuqi, Hasa, Qosja, Vyshka, Xhyra, Kasa, Selko, Ahmetaj, Dervishi, Shabani. Trajnere: E. Xhyra
KAMZA BASKET: Uka, Mollosmani, Çala, Bakalli, M. Peça, F. Peça, Shehi, Bezati, Uruçi, Nurçellari, Sula, Prençi. Trajner: M. Kristo
GJYQTARË: E. Gjoni (Tiranë), E. Liço (Elbasan)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Grupi B
Java e 7-të
(24 shkurt 2018)
Elbasani – Kamza Basket 75-32
Partizani – Apolonia 56-86
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Elbasani 7 7 0 560-345 14
- Apolonia 7 5 2 576-400 12
- Kamza Basket 7 1 6 317-502 8
- Partizani 7 1 6 331-537 8