AlbanianSport.com 27.03.2016 18:05
ASNN – As vetë elbasanaset e vendit të fundit, në Kategorinë e Parë për femra në kampionatin e basketbollit nuk e kishin menduar që në javën e 16-të do të shënonin fitoren e parë të sezonit, aq më tepër në Korçë ndaj Skënderbeut. Dhe kjo fitore ka ardhur pikërisht pasditen e djeshme, teksa Skënderbeu, pa lojtaren kryesore Eda Llazari, vijon të pësojë disfatë pas disfate.
Vetëm pjesën e parë vendëset kanë arritur ta mbyllin në epërsinë 18-17, ndërkohë që gabimet në parket kanë qenë të shumta deri në fund. Pjesa e dytë bëri edhe diferencën në lojë, teksa Qosja për mikeshat është e saktë edhe nga distance për 3 pikë. Tabela elektronike pas pjesës së dytë, shënon 31-44 për elbasanaset, që kryesojnë me 13 pikë diferencë.
Në pjesën e pas pushimit u duk se gjithçka do të ndryshonte, pasi në 30 minuta lojë rezultati ngushtohet në 48-53. Por vetëm kaq, pasi pjesën e katërt korçaret dorëzohen totalisht dhe humbasin krejt ndeshjen me 15 pikë diferencë 58-73. Elbasani në këtë mënyrë bën çudinë në Korçë duke shënuar fitoren e parë që vlen vetëm sa për statistikë.
Skënderbeu – Elbasani 58-73
(18-17, 13-27, 17-9, 10-20)
Skënderbeu: Haris (15), Doja (2), El. Papa (16), S. Papa (8), Gjika (17) / Toska, Pëllumbi, Aliu, Shallo, Hysenllari. Trajner: Em. Papa
Elbasani: Karaj (2), Sulenji (3), Qosja (30), Ahmetaj (12), Shabani (14) / Zenuni (12), Rusta, A. Xhyra, Vyshka, Gjata, Selko. Trajnere: E. Xhyra
Gjyqtarë: O. Kasmi, Y. Harasani (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 16-të
(25-26 mars 2016)
Të premten:
Studenti – Kamza Basket 59-48
Të shtunën:
Tirana – Flamurtari 72-74
Vllaznia – Goga Basket 66-87
Skënderbeu – Elbasani 58-73
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 16 16 0 1237-989 32
- Goga Basket 16 12 4 1294-1026 28
- Tirana 16 10 6 1162-1104 26
- Vllaznia 16 9 7 1118-1067 25
- Studenti 16 6 10 915-1074 22
- Skënderbeu 16 6 10 1033-1136 22
- Kamza Basket 16 4 12 834-986 20
- Elbasani 16 1 15 1022-1197 17