AlbanianSport.com 26.02.2017 19:05
ASNN – Elbasani në basketboll për femra ka mposhtur lehtësisht Kamza Basket, teksa ka fituar me rezultatin 68-43. Pjesa e parë u mbyll në shifrat e thella 25-11.
Në pjesën e dytë. vrulli bie paksa dhe ajo mbyllet në barazim 11-11 e, në total, shifrat në pushim janë 36-22 për vendaset.
Pas pushimit janë sërish elbasanaset ato që paraqiten më mirë dhe e fitojnë këtë pjesë 22-8 dhe kryesojnë 58-30.
Pjesa e katërt dhe e fundit u zhvillua thjesht sa për kronikë, pasi, edhe pse u mbyll 10-13 për mikeshat, në fund ato që morën fitoren ishin vajzat e Elbasanit, 68-43.
ELBASANI – KAMZA BASKET 68-43
(25-11, 11-11, 22-8, 10-13)
ELBASANI: Karaj, Zenuni, Skuqi, Hasa, Qosja / Sylenji, Kasa, Selko, Vyshka, Ahmetaj, Mata, Shabani. Trajnere: E. Xhyra
KAMZA BASKET: Er. Mollosmani, Et. Mollosmani, Bezari, Bakalli, Peça / Gjura, Shehi, Sula, Uruçi, Nurçellari, Prençi. Trajner: M. Kristo
GJYQTARË: E. Koçi, E. Gjoni (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Femra
Kategoria e Parë
Java e 13-të
(24-26 shkurt 2017)
Të premten:
Studenti – Tirana 64-75
Të shtunën:
Flamurtari – Vllaznia 67-57
Elbasani – Kamza Basket 68-43
Të dielën:
Skënderbeu – Apolonia ora 10:00
Goga Basket pushim
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 12 10 2 972-762 22
- Tirana 11 11 0 789-676 22
- Goga Basket 11 10 1 1009-591 21
- Vllaznia 12 6 6 807-783 18
- Studenti 11 6 5 733-690 17
- Elbasani 12 4 8 859-879 16
- Skënderbeu 10 3 7 622-723 13
- Apolonia 11 1 10 659-959 12
- Kamza Basket 12 0 12 572-1053 12